App Store ka sjellë përditësimin e shumëpritur për aplikacionin “WhatsApp”. Prej tani e tutje ju mund të mbyllni ose hapni aplikacionin me anë të Face ID (identifikimit të fytyrës) ose Touch ID (identifikimit të shenjave të gishtave).
Përfaqësues të kompanisë deklaruan se kjo rrit sigurinë por dhe ruan privatësinë e komunikimeve të ndryshme.
Me versionin 2.19.20 të WhatsApp mund të vendosni që të zhbllokoni aplikacionin vetëm me anë të Face ID ose Touch ID, në bazë të modelit iPhone që keni.
Sipas “The Sun”, 1.5 bilion përdorues të aplikacionit tani mund ta aktivizojnë risinë, por momentalisht ofrohet vetëm në celularët iphone.
Për të aktivizuar këtë opsion, mjafton të hapni WhatsApp dhe të shkoni tek Settings > Account > Privacy dhe të aktivizoni funksionin për bllokimin e ekranit. Mund të vendosni edhe bllokimin automatik pas 1 minuti, pas 15 minutave ose pas një orë nga përdorimi i aplikacionit./E.M