Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar si turp të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimin për konfirmimin në detyrë të Prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Manjani e ka cilësuar me ironi Vettingu “të drejtë si një drapër, që nuk të fal”
Manjani i referohet në postimin e tij në fb, edhe një basti që kishte vendosur që Donika Prela, kalon Vettingun, pavarësisht problemeve që u evidentuan edhe nga komisioneri i huaj i ONM-së, lidhur me parregullsitë e vërejtura në deklaratën e pasurisë së të shoqit.
“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal! Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.
Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!”, shkruan Manjani. D.l