Artim Pollozhani, kapiteni i ekipit të Flamurtarit të Vlorës, humbi dy dhëmbë, gjatë një dyluftimi, në ndeshjen me Kukësin të zhvilluar në fundjavë.
Por një mjek stomatolog, tifoz i flaktë i Flamurtarit, i është ofruar që tja bëjë dhëmbët falas në klinikën e tij.
Aldo Vangjeli e ka ftuar Pollozhanin në klinikën e tij në Tiranë.
“Pollozhanit do t’ia vendos unë dhëmbët e humbur, falas. Do ta bëj me kënaqësi dhe e pres që të vijë në Tiranë. Më vjen të bërtas me të madhe. Në Durrës ishin vetëm dy vlonjatë.
Nuk e kam parë kurrë kështu Flamurtarin, luftarak, të përsosur dhe që luajnë me shpirt. Dua t’i përcjell Pollozhanit nëpërmjet gazetës suaj (Panoramasport), ftesën që të vijë në Tiranë tek unë dhe t’i vendos dhëmbët që humbi në ndeshjen me Kukësin”, ka shkruar stomatologu Vangjeli.