Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka kërkuar Presidentit të Republikës Ilir Meta, shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare, Gjeneralimajor Ylber Dogjani.
Arsyeja e kësaj kërkese drejtuar Presidentit është ngjarja e ndodhur në Pashaliman, ku një muaj më parë u vodhën armë dhe municione në një nga bazat më të rëndësishme detare në Shqipëri.
Kjo kërkese vjen pas një hetimi të kryer nga vetë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, të cilët kanë vlerësuar shkelje ligjore në zinxhirin drejtues të bazës.
Në rastin konkret, vendimin për shkarkimin ose jo të Komandantit të Forcës Detare e ka vetëm Presidenti i Republikës, ndërkohë që Ministrja Xhaçka ka shkarkuar edhe 15 ushtarakë me detyrë në bazë, të drejtë që ia njeh ligji.
Tashmë pritet vendimi i Presidentit Meta, nëse do ta vlerësojë ose jo kërkesën për shkarkim të Komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor Ylber Dogjani. D.l
Pas skandalit me vjedhjen e armatimeve