Pas gjetjes së rrënojave të avionit me të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala, ka reaguar babai i tij, Horacio Sala.
“Nuk mund ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe, unë jam i dëshpëruar. Kam komunikuar me ta çdo ditë, por nuk kam Whatsapp ndaj është e vështirë te merresha vesh. Ata më thanë se ditët po kalonin dhe nuk kishin lajme për Emilianin apo avionin”.
Sapo avioni u zhduk nga radarët, më 22 janar gjatë fluturimit nga Nates (Francës) drejt Cardiffit (Uells), autoritetet nisën kërkimet por i ndërprenë pas pak ditësh për shkak të kushteve të motit si dhe vështirësisë së terrenit.
Por falë insistimit të familjes së futbollistit kërkimet nisën sërish duke arritur gjetjen e mbetjeve të aeroplanit më anë të sistemit ‘sonar’, një teknikë për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit, ndërsa trupat e futbollistit dhe pilotit nuk janë gjetur ende./E.M