Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Astrologia Meri Shehu tregon shenjat me fat për muajin Shkurt

2019/02/01 at 7:51 PM
në Life Style, ZZinstant
Kohë leximi: 3 min
A A
Astrologia Meri Shehu tregon shenjat me fat për muajin Shkurt

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan astrologia Meri Shehu ka bërë në këtë fillim muaji, parashikimin e fatit për të gjitha shenjat, bazuar në pozicionimin e yjeve.


Sipas astrologes, duket se ata që do të kenë më shumë fat përgjatë këtij muaji janë të lindur në shenjën e peshqve dhe të lindurit nën shenjën e shigjertarit. Për këta të fundit, astrologia ka thënë që në fakt është i gjithë viti që do t’i shoqërojë me fat.

“Muajin Shkurt e presin më shumë të dashuruarit me mendimin se është Shën Valentini, festa e tyre. Pikërisht më datë 14 Shkurt futet Marsi në shenjën e Demit. Demi njihet si shenjë erotike dhe si zotëruese dhe kur futet Marsi aty do të thotë që ne duam që atë çfarë kemi ta zotërojmë qoftë edhe me luftë”, tha astrologia.

Ndërkohë duket se muaji shkurt do të jetë i vështirë për binjakët dhe jo aq pozitiv edhe për luanin.

Renditja e shenjave të horoskopit për muajin Shkurt, nga shenja më pak e favorizuar deri tek ajo më me fat:

12-Binjakët, janë një pozicion pak të vështirë. Planetet tregojnë paqartësi në çështjet ekonomike, karrierën dhe punën. Duhet të kenë kujdes sepse mund të arrijnë gjëra shumë të rëndësishme në fillim të muajit, por kanë një konflikt rreth datës 14 Shkurt. Një takim shumë i rëndësishëm mund të përmbysë planet e tyre.

11-Luani, ky nuk është një pozicion i përhershëm për ta, është thjeshtë për muajin Shkurt. Do kenë një Hënë të re përballë shenjës së tyre në Ujor në datë 4, të cilën duhet ta shikojnë me vëmendje. Duhet të bëjnë një hapje të re, një marrëveshje të re, ndoshta edhe një martesë të mirë, por duke i dhënë avantazh partnerit. Ana ekonomike do të jetë premtuese dhe do të kenë qetësi fizike.

10-Demi, do të jetë muaji i zgjedhjeve reale të çështjeve. Do të marrin atë çfarë pretendojnë. Rreth datës 13-14 do parapërgatiten për hapjen e gjërave të reja.

9-Akrepi, janë në këtë pozicion sepse dalin përballë shenjës së tyre dhe duhet të jenë në stilin e mirë të strategjive të mëdha dhe të përballen me kundërsulme. Do të ngacmohen në përgjithësi. Ajo çfarë është e mirë për ta është Afërdita në shenjën e Bricjapit.

8-Gaforrja, në pamje të parë mund të themi që do të kenë aleanca dhe lajme të mira. Kjo do t’i vendosë Gaforret në qetësi. Më vonë do të shikojmë që sa më shumë partneritet t’iu ofrohen, do të vënë kufij sepse do të futen me intuitë në plane dhe punë, por të gjitha do fillojnë të kushtëzohen dhe do të ndihen sikur thjeshtë do të jenë aty. Gaforreve do t’iu vihen kufij.

7-Virgjeresha, janë në pozicion të tillë sepse do t’iu hapet një punë e re. Do të kenë shanse të mira për blerje. Është vit i mirë blerjesh për ta. Hëna e plotë në datën 13 do të sjellë një kompletim.

6-Peshqit, mund ta kenë muajin e bingos Shkurtin në karrierë, bashkëpunime apo dashuri. Mund të marrin nga të tjerët çfarë të duan, por do jenë pak të paqartë këtë muaj. Peshqit joshin dhe pretendojnë të fitojnë bingo.

5-Bricjapi, meritojnë këtë pozicion sepse planeti i dashurisë dhe ekonomisë futet në shenjën e tyre. Duhet të kenë parasysh të zgjedhin debatet familjare. Duhet të bëhen më të hapur. Çështja ekonomike për ta do jetë pozitive.

4-Dashi, ky muaj mund t’i fusë në program, do kenë njohje të mira, flirte apo dashuri me shikim të parë.

3-Shigjetari, është viti i tyre, shigjeta e tyre fillon më 1 Shkurt me ide udhëtimesh. Do kenë mundësi në dashuri. Afërdita në Bricjap i kthen pak pas në një çështje personale.

2-Peshorja, ata do të duan të peshojnë gjëra konkrete. Nuk do duan fare llafe, por në peshoren e tyre do të duan të peshojnë një premtim të deklaruar apo anë ekonomike të deklaruar. Do largohen nga njerëzit që nuk i kanë mbajtur premtimet dhe do masin gjëra korrekte dhe të mira. Do marrin vendime të mëdha në lidhje me jetën personale apo me punën.

1-Ujori, ka muajin e tij. Kanë henën e re në shenjën e tij. Do kenë lajme të mira, udhëtime, dashuri me shikim të parë. Ka ardhur koha të gjejnë dashurinë e vërtetë. Është muaji që iu jep elektrizim dhe energji. Duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre këtë periudhë.

 

 

 

Etiketa: meri shehuparashikimishkurt


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Para
Rama: 80 mijë USD për shtëpinë e Qyprillinjve, financojmë agro-turizmin

Rama: 80 mijë USD për shtëpinë e Qyprillinjve, financojmë agro-turizmin

VIDEO OPINION/ Përgjimet e reja, kush po i nxjerr?

VIDEO OPINION/ Përgjimet e reja, kush po i nxjerr?

Brexit pa marrëveshje, por britanikët lejohen të hyjnë në BE pa viza

Brexit pa marrëveshje, por britanikët lejohen të hyjnë në BE pa viza
















TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com