Jeta luksoze e Angela Martinit me miliarderin rumun Dragos Savulescu, ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve, të cilëve sapo iu dha mundësia t’i bënin disa pyetje modeles në rubrikën “Ask Me” në Instagram, treguan kuriozitet kryesisht për bashkëshortin e saj.
Një prej ndjekësve e pyeti nëse do ta donte bashkëshortin kaq shumë nëse ai do të ishte i varfër. “Jo. Ndoshta pak më shumë”, iu përgjigj Angela Martini.
Një tjetër e pyet sesa para bën Dragos brenda një viti, por duket se Angela as nuk ia ka idenë.
Dhe nëse pyesni veten pse modelja nuk mban mbiemrin e tij, Angela përgjigjet:
“Sepse ai thotë që mbiemri im është shumë i lezetshëm për t’u ndërruar”.
Modelja iu përgjigj pyetjeve teksa ndodhej në një ishull në mes të oqeanit, nga ku pohoi gjithashtu se kalon me bashkëshortin thuajse 24 orë.
Dashuria e Angela Martinit me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, u kurorëzua me martesë në një ceremoni aspak të zakontë në Las Vegas më 11 dhjetor të vitit 2017.
“U martova mbrëmë me burrin e ëndrrave të mia. Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë si duam. Origjinale, aq sa e çmendur!, shkruante modelja e cila shfaqej e veshur me një fustan ngjyrë të zi, aspak të zakonshëm për një nuse.