Gjyqi i El Çapos u kthye në “një serial” këtë javë, kur në sallë hyri aktori që luan pikërisht El Çapon në serialin e famshëm të Netflix. Sipas “New York Post” aktori Alejandro Edda u ngrit menjëherë në këmbë kur u hap dera dhe hyri El Çapo i vërtetë, i cili tregoi kënaqësi sapo pa aktorin që e luan në një prej serialeve më të ndjekur në Netflix, “Narcos”.
Të dy përshëndetën njëri-tjetrin me një lëvizje koke, ndërsa Alejandro Edda, aktori që kishte ardhur me avion nga Meksika, vazhdoi të mbante shënime e madje përdori edhe një palë dylbi për ta parë më mirë kapon 61-vjeçar.
Ndërkohë që El Çapo gjykohet, djemtë e tij duket se vazhdojnë biznesin e babait dhe nuk kanë ndrojtje ta shfaqin pasurinë marramendëse.
“Ky është problemi im çdo mëngjes”, thotë njëri prej djemve, duke treguar se s’di ç’makinë të zgjedhë.
El Chapo njihet si kreu i “Sinaloa Cartel” njëri nga grupet më të mëdha të drogës në botë./E.M