Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur yjet e filmave bëjnë politikë

2019/01/30 at 1:58 PM
në Life Style, ZZinstant
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur yjet e filmave bëjnë politikë

Yjet e kinemasë bëhen shpesh pjesë e politikës.  “Politico.eu” sjell disa shembuj të spikatur:


 Steven Seagal

Ylli i filmave aksion punon për mikun e tij të mirë Vladimir Putin. Pas një karriere në rënie, Seagal nisi të merrej me muzikë bluz, pa ndonjë sukses. Ndërkohë në gusht të vitit te shkuar, aktorit iu dha një rol i ri, si “përfaqësues i posaçëm” i Moskës mbi lidhjet humanitare SHBA-Rusi.

Ministria e Jashtme Ruse, tha se misioni i Seagal do të përfshijë nxitjen e “marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore”. Aktori, gjyshja e të cilit ka lindur në Vladivostok, u bë shtetas rus në nëntorin e vitit 2016.

Jean-Claude Van Damme

Heroi i filmave aksion, dhe i atyre me arte marciale, është një mbështetës i hapur i Donald Trumpit. “Tani për tani, ne kemi nevojë për Donald Trumpin”- u shpreh ai para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Por si duket simpatia është e ndërsjellë. Trump tha në një intervistë për gazetën “The New Yorker” se filmi “Bloodsport” i Van Damit, është një nga të preferuarit e tij.

Pamela Anderson

Anderson është shprehur kritike mbi Brexit, duke thënë:

”Jam e sigurt se unë mund të kisha negociuar për kushte më të mira, sesa kjo marrëveshje mjerane. Unë kam negociuar me Hollivudin për dekada, dhe unë mund të bisedoj me kryenegociatorin e BE-së zotin Mishel Barnier dhe politikën franceze.“

Ajo mbështeti gjithashtu Katalonjan, duke shkruar në një blog që “ata nuk po kërkojnë shumë, apo gjëra të tepruara”, dhe duke e përshkruar qeverinë spanjolle si ”krejtësisht idioteske”. Anderson ka shtuar se  e gjithë Europa, duhet të shqetësohet nga rrëshqitja drejt një forme të re fashizmi në Itali.

 

 Michael Caine

Jo thjesht yll i filmave aksion, por edhe fitues i dy çmimeve Oskar, Caine është një mbështetës i fortë i Brexit. Ai i tha BBC-së në tetorin e vitit të shkuar:

”Njerëzit më thonë do të jesh i varfër. Unë them se më mirë të jem një artizan i varfër i fatit tim, sesa të mbështes dikë që nuk e di nëse më bën të pasur”.

Brigitte Bardot

Ylli i kinemasë franceze, është një mbështetëse e Jelekëverdhëve, të cilët shkaktuan një përçarje të madhe në mbarë Francën, dhe e detyruan Emannuel Macron të pranonte me përulje publike, kërkesën e protestuesve për anulimin e një takse të re mbi karburantin.

Bardo është e njohur për aktivizmin publik dhe polemikat që shkakton. Ajo ka bërë komente të shumta anti-myslimane, për të cilat është dënuar nga gjykatat me gjoba të majme. Midis viteve 1997-2008, ajo është përballur 5 herë me gjyqtarët francezë, për “nxitje për urrejtjes racore”. Ajo i bëri gjithashtu thirrje njerëzve, që të votonin për Marin Le Penin, dhe kundër Makron “sy-akullit”, në zgjedhjet presidenciale.

 

Etiketa: Aktorpolitikeyje


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 gusht 2025

7 Gusht, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025 8:05 am
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
Life Style

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

5 Gusht, 2025 11:32 am
“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja
Life Style

“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja

5 Gusht, 2025 11:11 am
Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare
-Kulturë

Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare

5 Gusht, 2025 10:32 am
Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
Life Style

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

4 Gusht, 2025 9:36 pm
5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
Life Style

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

4 Gusht, 2025 4:58 pm
Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca
Life Style

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca

4 Gusht, 2025 4:24 pm
Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
-Teknologji

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

3 Gusht, 2025 3:16 pm
A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
Life Style

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

2 Gusht, 2025 3:12 pm
Para
E fundit/Mësimi i Juridikut në gjimnaz, bojkotuesit kyçin derën me zinxhir

E fundit/Mësimi i Juridikut në gjimnaz, bojkotuesit kyçin derën me zinxhir

Protesta/Bojkotuesit kyçën portën me dry, studentët futen nga pas shkollës

Protesta/Bojkotuesit kyçën portën me dry, studentët futen nga pas shkollës

E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në mes të Tiranës

E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në mes të Tiranës
















TE FUNDIT

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje
7 Gusht, 2025

Ish-ministrit Lefter Koka i është miratuar leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia ditën e sotme nga ora 11:00...

Lexo më shumë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori
7 Gusht, 2025

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ka finalizuar deri më tani 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata...

Lexo më shumë

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
7 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të enjten për një takim ballë për ballë me presidentin e Rusisë,...

Lexo më shumë

Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike

Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike
7 Gusht, 2025

Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com