DASHI
Do të jeni paksa pesimistë si shkak i pritjeve të gjata në fushën profesionale. Në aspektin afektiv do të jeni paksa oportunistë duke u hequr sikur po plotësoni dëshirat e partnerit por në të vërtetë është e kundërta.
DEMI
Do të keni mundësi të realizoni një ëndërr. Në ambientin e punës gjithçka do të shkojë mirë. Në aspektin afektiv një njohje e re do ju japë çelësin për të qenë të lumtur.
BINJAKET
Durimi juaj do të vendoset në provë nga dikush që ju rrethon në ambientin e punës. Në aspektin afektiv duhet të keni kujdes nga këshillat e papritura që mund të vënë në krizë raportin tuaj. Një këshillë: kini kujdes nga zilia.
GAFORRJA
Do të keni mundësi të kultivoni interesat tuaja e të keni mbështetjen e miqve tuaj. Në ambientin e punës objektivat do të jenë të duhurat për tu rritur profesionalisht. Në aspektin afektiv kujdes mos bini pre e provokimeve të partnerit.
LUANI
Nuk do të mund të fshihni natyrën tuaj të vërtetë në një debat të ndezur me ata që ju rrethojnë në punë. Në aspektin afektiv do të kërkoni mbështetjen e partnerit dhe do të dëshironi të keni konfirmimin që ai/ajo do ju japë pak nga pak.
VIRGJERESHA
Një miqësi e vjetër dhe e shëndoshë do ju japë këshilla të mira se si mund të organizoni kohën tuaj të lirë. Në ambientin e punës do të mund të zbuloni sot një marrëveshje për të cilën keni qenë kuriozë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft joshës sot.
PESHORJA
Dinamizmi që ju karakterizon është i dukshëm dhe të gjithë at që janë rreth jush do të kuptojnë dëshirën tuaj për të realizuar gjithçka sidomos në punën tuaj. Në aspektin afektiv një mundësi e re do të stimulojë erosin tuaj.
AKREPI
Një person shumë afër jush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj sot. Në ambientin e punës dita do të jetë mjaft intensive por do të keni energjinë e duhur për ta përballuar. Në aspektin afektiv duhet të evitoni rutinën.
SHIGJETARI
Duhet të impenjoheni mjaft por në fund mund të shijoni frytet e impenjimeve tuaja. Në aspektin afektiv një person që e kishit gjykuar keq do ju bëjë të keni më shumë besim për shkak të një sjelljeje të papritur.
BRICJAPI
Nuk do të jeni gjithmonë të kënaqur me punën tuaj duke kërkuar më të mirën nga vetja juaj. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të këndshme me partnerin.
UJORI
Një miqësi mund të transformohet në ndjenjë por duhet të vlerësoni mirë situatën përpara se të merrni vendime që mund të lëndojnë dikë. Në ambientin e punës do të keni mundësi të mira për tu vlerësuar pozitivisht nga eprorët tuaj.
PESHQIT
Një mik do ju trokasë për t’ju kërkuar ndihmë mbi një çështje profesionale shumë delikate. Në aspektin afektiv do të keni mundësi të merrni vendime të rëndësishme që do të ndryshojnë rrugën tuaj. Duhet të jeni më realist.