Studentët duket se nuk do ndalen në qëllimin e tyre për të shfuqizuar ligjin për Arsimin e Lartë, vetëm në bojkotin e mësimit.
Duke filluar nga dita e sotme ata do të përdorin një formë tjetër për të nënshtruar qeverinë,
Studentë të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës, kanë nisur mbledhjen e firmave për të shfuqizuar Ligjin e Arsimit të Lartë.
Ata do ti kërkojnë një peticion Kuvendit me qëllim arritjen e këtij objektivi.
Kjo nismë pritet të shtrihet edhe në fakultete të tjera.
Kryeministri Rama është shprehur edhe më herët se Ligji për Arsimin e Lartë nuk do të shfuqizohet, ndërsa kërkesat e tjera të studentëve duhet të diskutohen.