Një bankë ra pre e grabitjes sot rreth orës 16:00 në qytetin e Tepelenës. Deri më tani thuhet se ka qenë një autor i vetëm I cili ka hyrë në degën e bankës me kamuflazh ushtrie dhe armë. “Ai ka hedhur edhe një lëndë plasëse në momentin që ka hyrë në bankë, duke krijuar panik tek punëtorët”, raporton TCH.
Autori ka marrë shumën e parave që gjendeshin në arkë dhe është larguar. Në vendngjarje kanë shkuar forca policore dhe një grup hetimor për të hetuar mbi identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes. Në njoftim paraprak, policia thotë:
“Në Tepelenë një person i maskuar dhe me armë ka hyrë në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë lekët që ishin mbi banak. Nuk ka njerëz të dëmtuar”./Ri-De
*Në foto banka që ra pre e grabitjes në qendër të Tepelenës