Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Elenës/E fejuar që 15 vjeçe, humbi 6 fëmijë për shkak të dhunës

2019/01/27 at 5:44 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e Elenës/E fejuar që 15 vjeçe, humbi 6 fëmijë për shkak të dhunës

Një nga historitë e trajtuara në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka qenë ajo e Elenës  një vajzë nga Vlora, e cila ritakohet në studion me vëllain e saj, Ledionin dhe me prindërit, me të cilin kishte kohë që nuk komunikonte.  Shkak është bërë divorci i Elenës, të cilin Ledioni me sa duket e ka patur të vështirë ta pranojë dhe vendimi i Elenës për të vazhduar jetën në Greqi, edhe pse e divorcuar.


Në fakt Elena ishte fejuar që 15 vjeçe dhe sikurse ka rrëfyer ka patur një jetë të veshtirë.

“Kur je në fshat njerëzit vijnë kërkojnë, shikojnë një vajzë simpatike me një trup të hedhur. Më kërkuan, por babai nuk donte, sepse edhe motra është fejuar 15-vjeçe, por mami dhe burri i tezes ranë dakord. Kur erdhën në shtëpi më pëlqeu dhe pranova. U fejuam dhe ndenji tre ditë, më pas ai iku në Rodos ku jetojmë edhe sot”.

 

Me tej Elena tregoi se bashke me te atin udhetoi drejt Greqise.

“Pas tre muajsh shkova edhe unë me babain, pasi isha nën moshë dhe nuk kaloja dot kufirin. Na pritën shumë mirë. Në fillim rrija në shtëpi, nuk punoja, pastaj punoja me ish-vjehrrën në një restorant. Paguhesha shumë pak, bëja edhe punët e vjehrrës vetëm për të mësuar gjuhën. Ish-bashkëshorti vinte në mëngjes dhe e linte punën në 2 të natës, pinte shumë, shumë pak kohë rrinim bashkë. Kur i thoja të rrinim bashkë, përdorte dhunë ndaj meje. Pas 3 muajsh u ktheva, por prindërve nuk i tregoja sepse nuk doja t’i shqetësoja dhe mendova se do ndryshonte”.

Ndërsa i vëllai qëndronte në anën tjetër të murit në programin “E diela shqiptare”, Elena  ka rrëfyer ndër të tjera se për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, ajo kishte humbur edhe fëmijën.

“ Pasi u martova dhe bëmë dasmën të dielën, unë të hënën shkova në Greqi. Atje mësova se jam shtatzënë dhe doktoresha më tha se mund të jenë binjakë, por askush nuk kujdesej për mua dhe humba fëmijën. Unë isha si një skllave. Familja ime nuk dinte asgjë, sepse unë shpresoja se kur të bëja fëmijë do të ndryshonte, siç më thoshte edhe ish-vjehrra . Kam humbur 6 fëmijë, herën e fundit mami im e kuptoi, por nuk e dinte se pse unë humbja fëmijët.

Une kisha më tepër psikologjike problemin, sepse qaja dhe ai ushtronte dhunë, edhe pse unë isha shtatzënë. Ai ishte i sëmurë. Unë duhet të rrija 24 orë shtrirë, sepse kur ke shumë abortime rrezikon edhe jetën, hyra dhe në gjendje kome, por nuk kisha njeri afër. Kisha vetëm motrën dhe bashkëshoritn e saj që jetonin në Athinë. Kërkova të vinte mami im, sepse nuk ndihesha mirë. Ngrihesha në 7 të mëngjesit dhe shkoja tek e ëma e tij dhe kujdesesha për të, pavarësisht se edhe vetë isha e sëmurë”.

Mes lotëve, Elena ka treguar se i shoqi mori paratë nga llogaria e përbashkët dhe i investoi në një restorant, ndërsa asaj i duhej të punonte dhe të mbante gjithë peshën e angazhimit.

“Kam tentuar edhe të vetëvritem. Mamaja ime kuptoi shumë gjëra kur erdhi në Greqi. Një natë erdhi i dehur dhe më goditi dhe mami më pa të rrëzuar dhe më ngriti. Mami mori në telefon vëllain e madh Ledjonin, sepse me të kam qenë shumë e ngjitur, por pas ndarjes nuk jemi më. Ai mendonte se unë nëse do kthehesha në Shqipëri do ishte më mirë, por unë atje ndihem më mirë. Pas ndarjes ish-bashkëshorti tha hajde merreni Elenën, sepse ajo nuk bën fëmijë. Kur vjen babi për të më marrë ai vjen i dehur si gjithmonë, kisha tre ditë pa ngrënë, sepse nuk i interesonte askujt që unë jetoja në atë shtëpi“, rrëfeu Elena.

Pasi është divorcuar nga i shoqi, Elena vazhdon të qëndrojë në Greqi, fakt që familja e saj e ka patur të vështirë ta pranojë. “Ata nuk besojnë që unë jam mirë, dëgjojnë shumë njerëzit në fshat, sepse kur ndahet një femër duhet të kthehet më tek familja ta martojnë. Vëllain e vogël që është në Itali kam katër vite pa e parë, ndërsa me vëllain e madh kam 1 vit që nuk flas. Kur ika në Greqi dhe nuk e dëgjova më tha: “Nuk je më motra ime dhe mos më merr më në telefon”, ka treguar ajo mes lotëve.

 

Pirndërit dhe vëllai i Elenës, që ndodheshin pas murit, kanë dalëq dhe e kanë përqafuar atë.

 

 

Etiketa: divorcielenafamiljafemijet


Ju sugjerojmë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari
Kronikë

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

22 Qershor, 2025 3:56 pm
500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”
Aktualitet

500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”

22 Qershor, 2025 3:52 pm
“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

22 Qershor, 2025 3:10 pm
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Tiranë, një tjetër në pranga

22 Qershor, 2025 2:10 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

22 Qershor, 2025 1:28 pm
Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

22 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

22 Qershor, 2025 1:05 pm
Para
Flasin psikologët: Mbipërdorimi i celularit nga fëmijët ka pasoja serioze

Flasin psikologët: Mbipërdorimi i celularit nga fëmijët ka pasoja serioze

Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Horoskopi javor/ Çdo të ndodhë me 12 shenjat ditët e fundit të janarit?

Tre gola në 40 minuta, Berisha nuk është formën më të mirë

Tre gola në 40 minuta, Berisha nuk është formën më të mirë
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com