Nuk ndodh shpesh që Era Istrefi të provokojë me foto seksi në Instagram. Me një shikim të shpejtë kupton rrjetet e saj sociale janë të fokusuara kryesisht në promovimin e karrierës dhe pak “qejf”. Megjithatë, e veshur apo e zhveshur, Erën e karakterizon një sensualitet që i lexohet në çdo foto, video, klip muzikor apo dalje publike.
Dje ajo i çmendi fansat me postimin më të fundit. Në një foto ku ekspozoi të pasmet, Era vetë i përshkroi si “Finger Licking Good”. Slogani i famshëm i KFC, që përkthehet “E shijshme për të lëpirë gishtat”, i rrinte mirë për shtat fotografisë. Era dukej bukur e veshur me rroba banjo me vija bardhë e zi, dhe aksesorët e domosdoshëm të çdo femre si çanta dhe syzet. Veshja e saj ishte minimaliste, por e kripur në çmim.
https://www.instagram.com/p/BtI0cxiHYD7/?utm_source=ig_embed
Faqja e Instagramit @whatheywearin ka ndarë me ndjekësit çmimin e (zh)veshjes së Erës. Kështu, kostumi ka kushtuar 136 euro, ndërsa syzet rreth 100 euro. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por çanta e markës Chanel që ajo mban në foto kushton 2850 euro.
Vetëm për një foto ku ka ekspozuar të pasmet Era ka shpenzuar më shumë se 3000 euro. Kjo na bën të pyesim veten se sa i kushton një veshje dimërore, ku rrobat vishen njëra mbi tjetrën?/E.L