Mbrëmë në emisionin Xing me Ermalin ishin të ftuar Agim Gërguri i grupit Fisnikët dhe këngëtarja Ertila Koka. Dy artistët kanë sjellë një projekt muzikor së fundmi të titulluar “Ne Të Dy”. Kënga menjëherë pati shumë sukses dhe u pëlqye jashtëmase nga publiku.
Argim Gërguri gjatë emisionit ka ndarë me publikun një histori personale. Historia, siç tregon Agimi, ka ndodhur në Ulqin një mbrëmje që kishte shkuar me grupin për të kënduar.
“Një mbrëmje ishim të lodhur dhe me saksofonistin e grupit, Fitimin, dolëm të pinim një kafe. Vjen një djalë i vogël 5-6 vjeç, i veshur me papuçe dhe ulet ne prehërin tim. ‘Tata’ tha. Në gjuhën malazeze do të thotë ‘Babë’. U habita unë. ‘Unë baba?’ e pyeta. ‘Tata’ tha dhe më përqafoi. Më shkoi mendja për kamera të fshehtë. ‘Nuk jam unë baba’ i thashë.”
Gërguri tregon se në atë moment hodhi sytë nga kuzhina dhe vërejti që kuzhinieri i ngjante shumë.
“E kuptova që më ka ngatërruar,” tha ai.
“Kuzhinieri i thirri djalit. Ai më shikonte një herë mua, një herë kuzhinierin. Nuk e dinte kush ishte babai.”
Këngëtari më pas rrëfen që bashkëshortja e kuzhinierit, e ëma e djalit, iu afrua dhe i tregoi djalit që babai i tij nuk ishte Agimi të cilit i ishte ulur në prehër, por kuzhinieri./E.L