Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendi më i pasur i Europës, pa aeroport dhe sistem hekurudhor

2019/01/26 at 3:33 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendi më i pasur i Europës, pa aeroport dhe sistem hekurudhor

Lihtenshtajni ka të ardhurat më të mëdha për frymë, duke bërë që banorët e tij të jenë më të pasurit në botë për sa i përket raportit të PBB për kokë. E megjithatë, vendi me gati 40 mijë banorë nuk ka as aeroport, as sistem hekurudhor. Punonjësit shkojnë me autobusë në punë, si i vetmi mjet i transportit publik.

Por si e arriti atë nivel pasurimi një vend kaq i vogël, me vetëm 160 kilometra katror? Vendi me pasurinë më të madhe për frymë ka taksa mesatare për korporatat prej 12.5%, nga më të ulëtat në kontinent, dhe shumë kompani kanë hapur zyrat në kryeqytetin e vendit, Vaduz.


Pavarësisht kushteve gjeografike, Lihtenshtajni ndjek politika globaliste dhe mirëpret bashkëpunimin me kultura të huaja. Në fakt, një e treta e banorëve në Lihtenshtajn janë të huaj.

Vendi krijoi një union monetar me Zvicrën, në vitin 1924, gjë që i mundësoi të zhvillohet në një shtet modern e industrial. Pika më tërheqëse ka qenë niveli i ulët i taksave për kompanitë. Në vitin 1955, Lihtenshtajni mburrej si vendi ku njerëzit jetonin pa u munduar nga taksat, dhe premtonte se kjo liri kaq e bukur do t’u ofrohej dhe kompanive që do të investonin atje, bashkë me natyrën e mrekullueshme malore.

Vendi ka dy princër që udhëheqin, Hans Adam II dhe djali i tij, Alois, i cili merret me anën zbatuese. Ai ka qenë bankier dhe ekonomist para se të merrte detyrat e drejtimit të shtetit. Që nga viti 2003, dy drejtuesit kanë pasur të drejtën për t’u vendosur veto vendimeve parlamentare, të emërojnë gjykatës, e madje të shkarkojnë qeverinë.

Banka LGT, e cila zotërohet pikërisht nga kjo familje princërore, u quajt nga një nënkomitet në senatin amerikan si institucion që ndihmonte klientët për të shmangur taksat e për të sfiduar urdhrat e gjykatave.

Kohët e fundit Lihtenshtajni ka pasur presion ndërkombëtar për mungesën e transparencës në banka, në lidhje me sistemin e taksave. Kjo gjë e futi në listën e zezë të BE për vendet që nuk bashkëpunonin me hetimet e tyre për evazion fiskal.

Veç kësaj, një tjetër gjë që bie shumë në sy në Lihtenshtajn, janë rregullat e shumta për qetësinë në publik. Banorët nuk duhet të korrin barin e shtëpive apo të bëjnë festa jo vetëm në orët e vona, por as nga ora 12:00 e deri në 13:30 gjatë ditës, orar në të cilin punëtorët e kanë pushim./TCH

Etiketa: aeroportlihtenshtajnsistem hekurudhor


Ju sugjerojmë

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
Gratë apo burrat, cilët janë shoferë më të zotë?Studimi i jep fund dilemës

Gratë apo burrat, cilët janë shoferë më të zotë?Studimi i jep fund dilemës

Sekuestrimi i 5.5 mln eurove, zbulohet shqiptarja e suksesshme në Suedi

Sekuestrimi i 5.5 mln eurove, zbulohet shqiptarja e suksesshme në Suedi

Ortek në rrugën e Thethit. Emergjenca Civile: Nuk kemi çfarë të bëjmë, rrini në fshat

E zë orteku në Brezovicë, ndërron jetë zëvendësministri kosovar
















TE FUNDIT

Socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e Tiranës

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
3 Tetor, 2025

Socialistët kanë ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit. Edi Rama do të mbledhë këtë premte...

Lexo më shumë

Plagosja e dy të miturve në Kamëz, arrestohet autori i dyshuar

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
3 Tetor, 2025

Policia ka identifikuar të gjithë të miturit e përfshirë në sherrin e ndodhur një ditë më parë jashtë shkollës “Ibrahim...

Lexo më shumë

Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime
3 Tetor, 2025

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll dhe anuloi më shumë fluturime të enjten në mbrëmje, pasi disa dronë u...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
3 Tetor, 2025

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com