Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manifesti i 30 shkrimtarëve, mes tyre Kadare: Europa është në rrezik!

2019/01/26 at 2:27 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Manifesti i 30 shkrimtarëve, mes tyre Kadare: Europa është në rrezik!

Plot 30 shkrimtarë e intelektualë të njohur, mes tyre Ismail Kadare kanë publikuar sot një letër-manifest për të mbrojtur Europën, që sipas tyre është në rrezik. Letra është në botuar në “Liberation” dhe shpërndarë në gjithë mediat e rëndësishme.Letra merr shkas nga situata politike, ku Anglia po bëhet gati të dalë nga BE, ndërsa nacionalistët janë duke triumfuar në zgjedhje.


“Europa po sulmohet nga profetë të rremë të cilët janë të dehur hidhësia dhe në deliri nga që iu jepet shansi të tërheqin mbi vete dritat e projektorëve.

Ajo është braktisur nga dy aleatë të mëdhenj që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja; një përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut.

Kontinenti është i brishtë përballë ndërhyrjes përherë e më arrogante nga okupuesi i Kremlinit. Evropa si ide po shembet para syve tanë”, shkruhet në letër.

Më tej “kjo është klima e helmatisur në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj.
Nëse nuk ndryshon diçka; nëse nuk shfaqet diçka për të zmbrapsur baticën këmbëngulëse në rritje; nëse nuk del ndonjë shpirt i ri rezistence, këto zgjedhje premtojnë të jenë më katastrofiket që kemi parë ndonjëherë.
Ato do t’u japin fitoren shkatërruesve.

Për ata që ende besojnë në trashëgiminë e Erasmusit, Dantes, Goethes e Comeniusit, do të ketë vetëm disfatë të turpshme.
Do të ketë triumfuar një politikë që nuk denjon inteligjencën e kulturën. Do të ketë shpërthime ksenofobie dhe antisemitizmi.
Katastrofa do të ketë rënë mbi ne.

Ne, të nënshkruarit, jemi midis atyre që refuzojnë t’i dorëzohen kësaj katastrofe që po vjen.

Ne e fusim vetem midis patriotëve evropianë (një grup më i madh nga sa mund të mendohet, por që shpesh është tepër i heshtur e i tërhequr), të cilët e kuptojnë se çfarë është në lojë këtu. Tre çerekshekulli pas mposhtjes së fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit vjen një betejë e re për qytetërimin.

Besimi ynë qëndron në idenë e madhe që trashëguam, për të cilën besojmë se ka qenë forca unike mjaftueshëm e fuqishme për të ngritur popujt e Evropës mbi veten e tyre dhe të kaluarën plot luftëra.

Ne besojmë se ajo mbetet forca unike sot, mjaftueshëm virtuoze për të parandaluar shenjat e reja të totalitarizmit që tërheqin zvarrë pas vetes mizerjen e vjetër të epokave të errëta. Ajo çka është në rrezik nuk na lejon që të dorëzohemi.
Ndaj edhe ju ftojmë të bashkoheni në një lëvizje të re. Ndaj ju bëjmë thirrje për veprim në prag të zgjedhjeve të cilat ne refuzojmë t’ua lëmë në dorë varrmihësve të idesë evropiane.

Ndaj ju nxisim të mbani edhe njëherë pishtarin e një Evrope që, pavarësisht gabimeve të saj, lapsuseve dhe akteve të herëpashershme të dobësisë, mbetet një rreze drite për çdo burrë e grua të lirë në planet.

Brezi ynë gaboi. Ashtu si ndjekësit e Garibaldit në shekullin e 19-të, të cilët përsërisnin si motiv “Italia se farà da sè” (Italia do të bëhet vetë), ne besuam se kontintenti do të bashkohej vetë, pa qenë nevoja të luftonim për të, apo të punonim për të. Ky, i thoshim vetes, “është kursi i historisë”.

Ne duhet të ndahemi plotësisht nga kjo bindje e vjetër. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim të vdesë nën valët e populizmit.

Në përgjigje të ofensivës nacionaliste dhe identitariane, ne duhet të rizbulojmë shpirtin e aktivizmit ose të pranojmë që hidhësia dhe urrejtja të na rrethojnë e mbytin.

Ne duhet të japim urgjentisht alarmin kundër këtyre zjarrvënësve të shpirtit, të cilët, nga Parisi në Romë, me ndalesa gjatë rrugës në Barcelonë, Budapest, Dresden, Vienë e Varshavë, do të ndezin zjarre me liritë tona.
Në këtë disfatë të çuditshme të “Evropës” që shfaqet në horizont; në këtë krizë të re të ndërgjegjes evropiane që premton të shembë gjithçka që i bëri shoqëritë tona të mëdha, të nderuara e të begata, ka një sfidë më të madhe se gjithçka tjetër që nga vitet ’30: Një sfidë kundër demokracisë liberale dhe vlerave të saj.

Nënshkruesit:

Vassilis Alexakis ; Svetlana Alexievitch ; Anne Applebaum ; Jens Christian Grøndahl ; David Grossman ; Ágnes Heller ; Elfriede Jelinek ; Ismaïl Kadaré ; György Konrád ; Milan Kundera ; Bernard-Henri Lévy ; António Lobo Antunes ; Claudio Magris ; Adam Michnik ; Ian McEëan ; Herta Müller ; Ludmila Oulitskaïa ; Orhan Pamuk ; Rob Riemen ; Salman Rushdie ; Fernando Savater ; Roberto Saviano ; Eugenio Scalfari ; Simon Schama ; Peter Schneider ; Abdulah Sidran ; Leïla Slimani ; Colm Tóibín ; Mario Vargas Llosa ; Adam Zagajeëski.



Ju sugjerojmë

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

19 Maj, 2025 1:24 pm
Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit
Aktualitet

Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit

19 Maj, 2025 1:17 pm
 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore
Aktualitet

 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore

19 Maj, 2025 1:07 pm
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Çelet Java e Europës, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë
Aktualitet

Çelet Java e Europës, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë

19 Maj, 2025 12:42 pm
GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!
Aktualitet

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!

19 Maj, 2025 12:34 pm
Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
Aktualitet

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

19 Maj, 2025 12:29 pm
Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar
Aktualitet

Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

19 Maj, 2025 12:17 pm
Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë
Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

19 Maj, 2025 12:16 pm
Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…
Aktualitet

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…

19 Maj, 2025 12:06 pm
Para
Foto/ Njihuni me të dashurat e futbollistëve të Kombëtares: Kush ka më të bukurën?!

Çiljeta vazhdon lidhjen me Alban Hoxhën, ja çfarë thotë për videon virale

Malltezi demaskon “LIVE” e ministrave në Holtë: Aty s’ka as valë telefoni!

Malltezi demaskon “LIVE” e ministrave në Holtë: Aty s’ka as valë telefoni!

Strazirimi: Dashuria e Arta Markut me sigurimsin “Venus” ka mbaruar
















TE FUNDIT

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
19 Maj, 2025

Është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme GJKKO kërkesa e avokatëve të Sali Berishës për gjyqtaren Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi...

Lexo më shumë

Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit

Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit
19 Maj, 2025

Numërimi i votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar në 3 qarqe në total: Kukës, Dibër...

Lexo më shumë

 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore

 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore
19 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit liron Safet Gjicin, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u dënua...

Lexo më shumë

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve
19 Maj, 2025

Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur pajtim për një marrëveshje për “rinisjen” e raporteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com