Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Turku u gjet i vdekur, çfarë fliste Roni i Shijakut ne telefon

2019/01/25 at 8:38 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet/ Turku u gjet i vdekur, çfarë fliste Roni i Shijakut ne telefon

Turku Nejdet Cesuroglu, i cili ishte në kërkim nga Policia shqiptare, u gjet i vdekur në fillim të muajit dhjetor në një banesë në Prishtinë, ku policia gjeti edhe 113 kg heroinë si edhe arrestoi 4 persona.


Cesuroglu kërkohej si një nga kokat që kishte porositur heroinën e kapur në laboratorin e Hasit.

Trafik ku ishin përfshirë edhe shumë persona të tjerë, midis të cilëve edhe krerë të bandës së Shijakut.

Përgjimet e fundit të publikuara nga “Shqiptarja.com” dhe “Report Tv” bëjnë të ditur se dy shtetasit turq, Iskender Sale dhe Nejdet Cesuroglu si dhe një kosovar me emrin Xhemal Shalla, mendohet të kenë qenë në Shqipëri, për të takuar Admir dhe Hekuran Hoxhën, edhe këta të implikuar në trafikun e heroinës së kapur në Has.

Sipas Policisë së Krimeve të Rënda qëllimi i takimit ishte gjetja një baze në Durrës, ku të fshihnin drogën, e cila më pas do të kalonte nëpërmjet Portit të Barit në Evropë.

Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut” u arrestua 7 ditë më parë në Durrës, ndërsa Admir Hoxha, djali I tij I xhaxhait, vazhdon të jetë një person në kërkim ndërkombëtar.

Biseda e zhvilluar midis tyre i takon gushtit të vitit 2018, ku flasin edhe për shumë konkrete.

Ndërkohë në tetor 2018, Admir Hoxha, flet me një person që I thotë se ka ardhur në Shqipëri dy shtetas turq që mendohet të jenë Iskender Sale dhe Nejdet Cesuroglu si edhe një kosovar,  Xhemal Shalla.

Transkripti i përgjimit midis Ronit të Shijakut dhe Admir Hoxha, 30 gusht 2018

Roni: Ka je?

Admir: Hiq… në Tiranë

Roni: E qa do bëjmë do takojmë sot

Admir: Po thanë, e lamë me këtë shokun tim se ka gjet ky ni ashtu aty n’Durrës që merr vesh nga këto letrat

Roni: Okej… rregullojmë njëherë letrat…

Roni: Mirë… shife vetë edhe ashtu, po me atë ke fol me të

Admir: Jo mor burrë s’kam fol u ba nja një javë ni javë u ba… hajt se folim nga afër…

Komunikim ndërmjet numrit 069XXX50 me numri +333 në përdorim të Hekuran Hoxhës në 14 gusht 2018 ku i dërgon sms me tekst:

“…O shok po më vjen Dori përditë… kam për t’i dhonë 800…”.

Ndërkohë në një tjetër komunikim mes Saimir Gjepalit dhe Ronit të Shijakut, Gjepali i dërgon sms me tekst:

“…o shok në dark do shkoj te ai se se nuk erdhi knejr. hë shok a vonohesh? A ikim bashkë? I tha do vij të takoj e kemi lon në 9 e gjys për zotin. o shok s’ka ardh akoma…?”.

Ndërsa në një komunikim tjetër të datës 12 shtator 2018 me një person të paidentifikuar i vjen ky mesazh:

“…jam në Kosovë vij vonë nga darka…”.

Më pas një person i paidentifikuar i dërgon një sms Hekuran Hoxhës, ku i thotë:

“…o Rono më erdh Dori ke puna osht dhy puna keq po s’më dhe lekët deri sonte nesër i du gjith më tha. e kam litarin n’fyt. o shok a bane noj gjo për atë 500 paktën t’i jap atë…”.

Roni: Nesër kismet shok….

Komunikon mee numrin 069XXX784, ku ky i fundit i dërgon në datën 14.08.2018 sms:

“Të them unë se munt të hiki në Lezh me kët shokun dhe kthehem direkt në Tiranë po nuk hika hikim bashkë”.

Sërish Ronit i shkruar një person tjetër ku i flet për një borxh financiar duke i shkruar në 14 gusht 2018:

“amon mer shok të kishim maru punë se kam dal legen me atë e kam majt gjith ditën tel të fik”.

Roni i kthen SMS: “ke të drejt, e di er shok kam dal dhe unë legen me ty. sa të vij të mar unë”.

Ndërsa sipas transkripimit të përgjimeve të datës 17 tetor 2018, ndërmjet Admir Hoxhës dhe një personi tjetër, në kohën kur kishin ardhur shtetasit nga Turqia dhe shtetasi kosovar zhvillohet kjo bisedë:

Admir: alo o flori si kalove nesër vijnë ca miq të mij aty thuaju të ulen në kafe…

+544: do vijnë ca miq tuj dhe do shkojnë te kafja….

Admir: thuaju të ulen te kafja…

+544: Ado erdhën këta tre shokët unë po ju flas anglisht por s’po më kuptojnë

Admir: m’i jep në telefon

+544: po (nga ana e OPGJ-ë është lënë shënimi se personat flasin turqisht me Adin).

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Laboratorii i HasitNejdet CesurogluRoni i Shijakut


Ju sugjerojmë

“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes

21 Maj, 2025 2:44 pm
Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024
Aktualitet

Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024

21 Maj, 2025 2:34 pm
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
Aktualitet

Raportet vjetore të institucioneve / Parlamenti aktual në detyrë deri më 8 Korrik

21 Maj, 2025 2:21 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Kandidatët që humbën mandatin nga kuota gjinore

21 Maj, 2025 1:59 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Dokumente të dhunuara nga narkoshteti!”/ Berisha: Nesër ju paraqes listën e plotë

21 Maj, 2025 1:57 pm
Berisha akuza për manipulim masiv të votës së diasporës: DHL bashkëpunoi me PS
Aktualitet

Berisha akuza për manipulim masiv të votës së diasporës: DHL bashkëpunoi me PS

21 Maj, 2025 1:45 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Vijon ngërçi/ As përpjekja e 19-të nuk e zhbllokon Kuvendin e Kosovës

21 Maj, 2025 1:39 pm
Operacioni Shqipëri-Itali/ Berisha: Eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën!
Aktualitet

Operacioni Shqipëri-Itali/ Berisha: Eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën!

21 Maj, 2025 1:25 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..

21 Maj, 2025 1:24 pm
Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Avancojmë bashkëpunimin…
Aktualitet

Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Avancojmë bashkëpunimin…

21 Maj, 2025 1:10 pm
Para
E fundit/ Shpërthim i fuqishëm në qytet, dëmtohet dyqani

E fundit/ Shpërthim i fuqishëm në qytet, dëmtohet dyqani

Princi William me probleme mendore? Deklarata që po habit botën

Princi Uilliam rrëfehet për sëmundjen mendore që ka kaluar

Video/ Dyshohet për tritol, kush është biznesmeni që iu dëmtua dyqani

Video/ Dyshohet për tritol, kush është biznesmeni që iu dëmtua dyqani
















TE FUNDIT

“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes

“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes
21 Maj, 2025

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkon që gjykata të pushojë çështjen ndaj tij. Ai foli në seancën gjyqësore ku kërkoi...

Lexo më shumë

Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024

Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024
21 Maj, 2025

Hyn në fuqi vendimi që mori qeveria përpara zgjedhjeve të 11 Majit në lidhje me faljen e masave administrative të...

Lexo më shumë

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën
21 Maj, 2025

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22...

Lexo më shumë

Raportet vjetore të institucioneve / Parlamenti aktual në detyrë deri më 8 Korrik

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
21 Maj, 2025

Zgjedhjet e 11 Majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com