Dy vajza shqiptare, shoqe me njëra-tjetrën rezultojnë të zhdukura në Britaninë e Madhe. Ato kanë më shumë se një javë që kanë humbur kontaktet me familjet e tyre, raportojnë mediat e huaja.
Grisilda Dauti (Risa) 14 vjeç, humbi kontaktet me të afërmit më 14 Janar, ndërsa Gabriela Shenbitrasi (Bela) 17 vjeç, u pa për herë të fundit para 10 ditësh.
Policia në Cardiff nxorri në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë autoritetet.
Friends Grisilda 'Risa' Dauti & Gabriela 'Bella' Shenbitrasi reported missing from #Cardiff on Jan 14 & Jan 4.
Risa,14, & Bella,17,both Albanian have links across London including Barking, Thornton Heath,Stratford & Croydon.@metpoliceuk
Seen them? Pls ☎️101 ref *004975
^ajh pic.twitter.com/H70kGLpqGl— SW Police Cardiff (@swpcardiff) January 23, 2019