Policia e Bergamos ka arrestuar shtetasin shtqiptar Konstandin Zama, 36 vjeç, banues në rrugën Enrico Fermi në Suisio.
Zama u pikas nga policia ndërsa lëvizte në zonën e njohur të prostitucionit në qytet të quajtur, Grumello al Piano.
Ai lëvizte gjatë netëve në këtë zonë duke shpërndarë lëndë narkotike të cilën e posedonte në banesë.
Gjatë momentit të kontrollit në banesë, Zama tentoi tu bllokonte hyrjen karabinerëve.
Më pas ai tentoi të hedhë nga dritarja sasinë prej 18 gramësh të heroinës si edhe të peshores.
Policia i bllokoi po ashtu edhe edhe pesë doza të tjera heroinë të cilat i mbante të fshehura në makinën e tij tip Fiat Idea.
Gjatë kontrollit iu sekustruan po ashtu edhe çelësat e një apartamenti, të cilin sipas policisë e përdorte për të favorizuar takime të klientëve me prostitutat.
Ku në një makinë Fiat Punto në brendësi të banesës iu gjet edhe një armë zjarri me karikator të mbushur.