Një çift të moshuarish është dhunuar barbarisht dhe grabitur.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit Memaliaj, në një pikë këmbimi valutor.
Të dëmtuarit janë bashkëshortët Mustafa Mustafai dhe Thëllëza Mustafai.
I zoti i shtëpisë thuhet se punon kambist.
Grabitësit kanë hyrë të maskuar në banesë.
Kjo gjë e ka bërë të vështirë njohjen e tyre nga personat e dëmtuar.
Ata dyshohen se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Bashkëshortët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.