Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot në Veting Donika Preka e Krimeve të Rënda, si u rrit pasuria e saj

2019/01/22 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot në Veting Donika Preka e Krimeve të Rënda, si u rrit pasuria e saj

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet me Vetting-un. Sot po zhvillohet seanca dëgjimore, ndërsa vendimi del pas disa ditësh.


Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Ajo e motivoi komandimin me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”. Megjithatë, Prela u përfshi në një konflikt verbal me prokuroret e Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.

Pasuria e pajustifikuar e Prelës

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Donika Prela nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003; kohë që përkon me deklarimin e saj të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë familjare të Prelës përbëhet nga 4.7 milionë lekë likuiditete bankare dhe 4.2 milionë lekë pasuri të patundshme. Ajo deklaron gjithashtu automjete me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 800 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin një total prej 28 milionë lekësh. Të ardhurat nga paga si prokurore zënë 46% të të ardhurave, ndërsa ato nga paga e bashkëshortit rreth 38% të totalit. Të ardhurat me burim licesën si inxhinier të bashkëshortit zënë 2%, ndërkohë që fitimi nga shitblerja e pasurive të paluajtshme zë rreth 9% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej tyre rezulton me diferencë negative.

Në vitin 2007, prokurorja Prela deklaron se ka blerë një apartament me vlerë 32 100 euro, me burim një hua prej 15 mijë eurosh. Shuma e pambuluar në këtë vit është rreth 456 mijë lekë, pa përfshirë këtu shpenzimet për konsum jetik.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti me vlerë 1.4 milionë lekë në vitin 2014, i cili është shitur në të njëjtin vit për 4 milionë lekë. Familja e prokurores Prela ka fituar nga ky transaksion 2.6 milionë lekë.
Burimi: BIRN

Etiketa: donika prelaveting


Ju sugjerojmë

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Para
Pamje drithëruese/ Një grua kërkon ndihmë në ballkon: Shtëpia po digjet

Pamje drithëruese/ Një grua kërkon ndihmë në ballkon: Shtëpia po digjet

Si qëndron e vërteta për lidhjen e Brad Pitt me Charlize Theron

Si qëndron e vërteta për lidhjen e Brad Pitt me Charlize Theron

Ja çfarë deklaronte për firmën amerikane drejtori i rrugëve në ‘Opinion’

Pas ministrave nis shkarkimi i drejtorëve, ikën Afrim Qendro i ARRSH-së
















TE FUNDIT

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
1 Dhjetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një reagim pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

“Shëndeti i tij, i shkëlqyer”, rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
1 Dhjetor, 2025

Shtëpia e Bardhë ka publikuar rezultatet e testeve që Donald Trump i është nënshtruar së fundmi. Presidenti amerikan kishte shkaktuar sensacion me...

Lexo më shumë

Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj
1 Dhjetor, 2025

Ditën e sotme Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim në Paris. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
1 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të nisë të mërkurën dëgjesat me qytetarët. Mësohet se takimi i parë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com