Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cfarë ndryshoi në drejtimin e PD?

2019/01/21 at 5:14 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet lista e plotë e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD

PD ndodhet përballë një aksioni të ri opozitar, që sipas paralajmërimeve të kryetarit të saj duket se do të konsistojë në protesta qytetare ndaj qeverisë Rama.

Ndërkohë vetë partia më e madhe në opozitë javët e fundit është e angazhuar dhe në ndryshime të brendshme të saj. Pas zgjedhjes së këshillit të ri kombëtar ku spikatën dhe emra të rinj që angazhohen me PD, radha i erdhi kryesisë e cila u votua të shtunën.

Emrat e propozuar nga kryetari Basha u votuan nga anëtarët e këshillit kombëtar duke përfshirë në kryesinë e re kryesisht emra të rinj e duke lënë jashtë saj dhe deputetë të njohur të PD. Ajo që ra në sy është fitorja e dy të rinjve me votat maksimale të demokratëve.
Burime bëjnë të ditur se Tomor Alizoti ishte më i votuari ndër emrat e kryesisë së re ndërsa e dyta dhe e vetmja femër që hyn në kryesi me vota dhe jo me kuota është Jorida Tabaku. Në fakt nuk është për t’u habitur për këtë zgjedhje pasi si Alizoti dhe Tabaku kanë qenë aktiv në media kohët e fundit me denoncimet dhe qëndrimet e tyre të prera ndaj skandaleve të qeverisë.

Ajo që vlen për t’u përmendur është që demokratët kanë votuar jo vetëm dy emra politikanësh aktivë në qëndrimet e tyre të qarta denoncuese por dhe përfaqësues të shquar të ish të përndjekurve politikë dhe ish pronarëve. Dy kategori që gjithmonë kanë qenë pranë PD por dhe nuk janë vlerësuar ndosha sa duhet.

Ky përfaqësim në kupolën e lartë të PD i ish të përndjekurve nga një prej pinjollëve të familjeve më të njohura antikomuniste dhe që ka kaluar nëpër kalvarin e vuajtjeve të komunizmit, dhe ish pronarëve që prej vitesh enden për të kërkuar të drejtën e pronës, mund të konsiderohet si një rikthim në vlerat e së djathtës shqiptare.

Ekipi i ri drejtues i PD ka përfshirë së fundmi dhe emra të tjerë të rinj si Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso ndërkohë që shumë i votuar në Këshillin Kombëtar ka qenë dhe Sahit Dollapi, aktivist i hershëm i kësaj partie.

Gazmend Bardhi ka qenë prej kohësh i aktivizuar në strukturat e PD por vetëm gjatë muajve të fundit ai është shfaqur aktiv në debate publike dhe televizive duke e rritur ndjeshëm dhe profilin e tij politik./Përgatiti: Desada Metaj

Etiketa: drejtimi i PDkryesiandryshimet

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
Kronikë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

24 Gusht, 2025 5:11 pm
Pritet dekreti i presidentit, 72 deputetë të rinj për herë të parë në Kuvend
Kryesore

Pritet dekreti i presidentit, 72 deputetë të rinj për herë të parë në Kuvend

24 Gusht, 2025 3:30 pm
Ndarja nga jeta e Zhejit, Presidentja Osmani: La një boshllëk në jetën intelektuale
Kryesore

Ndarja nga jeta e Zhejit, Presidentja Osmani: La një boshllëk në jetën intelektuale

24 Gusht, 2025 1:33 pm
Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës, Rama: Po rilind për t’i shërbyer…
Aktualitet

Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës, Rama: Po rilind për t’i shërbyer…

24 Gusht, 2025 1:27 pm
Papa Leoni XIV i dërgon letër Zelensky-t: E kam zemrën e plagosur për Ukrainën
Bota

Papa Leoni XIV i dërgon letër Zelensky-t: E kam zemrën e plagosur për Ukrainën

24 Gusht, 2025 1:19 pm
Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike
Aktualitet

Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

24 Gusht, 2025 11:43 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Trafikonte drogë drejt vendeve të BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari shqiptar

24 Gusht, 2025 11:01 am
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 Gusht, 2025 10:13 am
Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
Aktualitet

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

24 Gusht, 2025 9:39 am
Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person
Aktualitet

Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person

24 Gusht, 2025 8:53 am
Para
Media italiane ngre hipotezat, pse Balili vendosi tani të dorëzohej

Media italiane ngre hipotezat, pse Balili vendosi tani të dorëzohej

Pas aksidentit, Princi Philip shfaqet me Land Rover dhe pa rrip sigurimi

Reagon vajza që u aksidentua nga Princi Philip: Nuk më kanë kërkuar ndjesë

Çfarë ndodhi sot në universitetet e Tiranës

Çfarë ndodhi sot në universitetet e Tiranës

TE FUNDIT

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
24 Gusht, 2025

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”....

Lexo më shumë

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë
24 Gusht, 2025

Burney fitoi të shtunën 2-0 kundër Sunderland në raundin e dytë të Premier League. Për vendasit sërish nuk u grumbullua sulmuesi...

Lexo më shumë

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

Pse milionerët dynden drejt Dubait?
24 Gusht, 2025

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
24 Gusht, 2025

Një zjarr përfshiu pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Shërbimet e zjarrfikësve u njoftuan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com