Blogerja e njohur Armina Mevlani ka folur në emisionin ‘Prive’ të moderatores Liberta Spahiu këtë të shtunë. Ajo ka zbuluar disa detaje të këndshme në lidhje me raportin e saj me Shkëlzenin. Në formatin e intervistës me 25 pyetje, Amina si ka ndarë edhe objektivat që i ka vënë vetes për biznesin e saj.
Kështu, duke u rikthyer te raporti me Shkëlzenin, bukuroshja e ekranit shqiptar dhe i rrjeteve sociale u pyet nëse do të falte tradhëtinë.
“Nuk do falja tradhtinë, sepse nuk tradhtoj. Tradhtia ka shumë kuptime, nuk është vetëm të vajturit me njerëz të tjerë. Është në shoqëri, familje, dashuri…”, – u shpreh Armina.
Ajo zbuloi gjithashtu momente kur nuk bie dakort me partnerin e saj. Armina, si një shoëgirl, që në fëmijëri ka pasur pasion për kërcimin. Ndaj kur u pyet se në cilën pikë nuk përputhet me Xenin, ajo u përgjigj:
“Do thoja vetëm në kërcim ndoshta, sepse mua më pëlqen shumë të kërcej, ndërsa atij më pak.”
E pyetur për planet në jetën private, Armina tha se nuk e ndjen të nevojshme të bëjë ndonjë ndryshim. Ajo nuk e sheh veten si nënë, të paktën edhe për një vit./E.L.