Me thirrjeve “Vuçiç largohu” mbrëmja e së shtunës është shoqëruar nga protesta masive në qytetin e Beogradit. Mijëra veta parakaluan rrugëve të kryeqytetit serb duke kërkuar largimin e presidentit. Ata u ndaluan edhe përpara televizionit publik, i cili nuk i ka pasqyruar protestat që vijojnë prej javësh.
Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për autokraci dhe kontroll të medias, ndërkohë që ai vetë nuk i ka pranuar këto akuza.
Nen sloganin “Një nga pesë milionë”, protesta nisen shtatë javë më parë dhe tashme janë zgjeruar edhe në disa qytete të tjera të Serbisë.