Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë pas një mbledhje të zhvilluar sot kanë dalë me vendimin për të nisur grevën ditën e hënë, 21 janar.
Në një deklaratë ata shprehen se duhet abroguar ligj për Arsimin e Lartë, duhet në anulohen disa VKM, pasi shkelin autonominë universitare.
Nga e hëna pedagogë të Fakultetit Histori-Filologji do të nisin grevën për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë.
Greva do të jetë fillimisht një ditore, dhe më pas pritet që të diskutohen hapat e tjerë.
Sipas pedagogëve autonomia e universitetit po kapet nga Rama, gjë që nuk është parë në asnjë vend të botës.