Një nga zyrtarët kryesorë të Koresë së Veriut për negociatat me SHBA-në, ka shkuar në Washington për të takuar zyrtarët amerikanë. Besohet se vizita e negociatorit koreano-verior vjen përpara një samiti të dytë të mundshëm mes Kim Jong dhe Donald Trump.
Negociatori Kim Yong-chol, që fluturoi nga Pekini drejt Washingtonit, mbante një letër nga lideri Kim Jong Un për Presidentin Trump, raporton BBC. Gjenerali Kim Yong-chol është referuar shpesh si krahu i djathtë i Kim Jong. Kohët e fundit ai është shfaqur shpesh si negociatori kryesor i Koresë së Veriut në bisedimet me SHBA-në. Ai është akuzuar për sulme të rënda në luftërat e Koresë së Jugut gjatë kohës kur ka qenë shef i inteligjencës ushtarake në vitin 2010.
Të premten ai pritet që të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Spekulimet në rritje thonë se samiti i dytë do të mbahet në Vietnam. Kim Jong është duke planifikuar një vizitë në Vietnam në muajin Shkurt.
Një tjetër zyrtar i lartë koreano-verior ka shkuar në Suedi për t’u takuar me përfaqësuesin special të SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Biegun. Në fillim të Janarit, vet Kim Jong Un udhëtoi në Kinë ku u takua me Presidentin Xi Jinping. /tvklan.al