Klement Balili do të qendrojë në burg deri sa të zhvillohet gjithë procesi gjyqësor ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sot ai u njoh me masën e sigurisë që ishte dhënë në mungesë dy vite e gjysmë më parë. Balili në fillim ka hezituar që të filmohet nga kamerat, por më pas ka qendruar përballë tyre në nisje të seancës. Një detaj tjetër që shihet dhe në pamjet më poshtë është se Balili është pa pranga në duar në kafazin e xhamtë.
Gjyqtarja Miliana Muça në përfundim të seancës që zgjati rreth një orë vendosi të lë në fuqi masën “arrest me burg”. Balili pritet të transferohet në qelinë e burgut 302 në Tiranë.