Paris Jackson po kurohet për shëndetin e saj emocional dhe fizik. Vajza e ikonës së “pop”-it, Michael Jackson, vendosi të reagonte sot përmes një postimi në Instagram, i cili është i pari prej 12 dhjetorit.
“Po kam marr një pushim nga puna dhe mediat sociale dhe telefoni, sepse mund të jenë shumë ngarkesë ndonjëherë dhe të gjithë e meritojmë një pushim, por jam e lumtur dhe e shëndetshme dhe ndihem më mirë se kurrë”, shkroi Paris në foton ku shfaqet me qenin në prehër, por nuk tregon fytyrën e saj.
Modelja dhe këngëtarja 20-vjeçare zbuloi se grupi i saj muzikor “The Sound Flowers”, kanë disa këngë të reja që do t’i publikojnë, duke e mbyllur se do të kthehet së shpejti.
Të martën “People” konfirmoi se Jackson kërkoi ndihmë në një qendër rehabilitimi.
“Pas një viti të zënë me angazhimeve, Paris vendosi që ajo duhej të merrte ca pushime, që t’i jepte më shumë rëndësi shëndetit të saj fizik dhe emocional”, tha një burim i afërt për median.