Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tendera të parregullt, deputeti holandez “gozhdon” Shqipërinë

2019/01/16 at 9:28 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tendera të parregullt, deputeti holandez “gozhdon” Shqipërinë

Deputeti holandez Pieter Omtzigt vizitoi Shqipërinë bashkë me 8 kolegë të tij nga Dhoma e Ulët në datat 6-7 maj 2018, afro 7 javë para vendimit për hapjen ose jo të negociatave për antarësim të Shqipërisë me BE.


Në konferencën e shtypit që ai dhe kolegia e tij Stieneke van der Graaf, pas bisedës me kryetarin e opozitës Basha, ata theksuan ndër të tjera se mbrojtja e zyrtarëve të korruptuar ishte pengesë për një qendrim pozitiv nga qeveria e Hollandës.

Aludimi ishte i qartë për Saimir Tahirin, i cili asokohe ishte deputet e mbrohej me imunitetin parlamentar.

Të nesërmen, në mbledhjen e grupit parlamentar Edi Rama i ironizoi si persona që vijnë në Tiranë për të dalë në lajme pasi asnjë TV në vendin e tyre nuk i merr në intervistë.

Gramoz Ruçi vajti edhe më tej duke e quajtur Hollandën zonë të kanabisit, e cila nuk mund t’i jepte leksione Shqipërisë për luftën kundër drogës.

Dje Omtzigt i ka kushtuar Shqipërisë 9 pyetje të cilat i drejtohen Ministrit të Jashtëm hollandez Stefan Blok. Ndoshta nuk është rastësi që z. Blok do të jetë të enjten, më 17 janar në Tiranë.

Pyetjet ngrenë dyshime për ligjshmërinë e tenderit të aeroportit të Vlorës dhe të Air Albania.

Këto dy nisma janë kundërshtuar fort nga PD si korruptive e kriminale.

—Pyetjet nga deputeti Omtzigt drejtuar Ministrin e Punëve të Jashtme zotit Stef Blok për qeverinë e Shqipërisë, që nuk i përmbush rregullat e Bashkimit Europian sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) (dorëzuar më 14 janar 2019)
1
A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian (Komisionerëve Evropian Hahn, Bienkowska dhe Bulc), duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?
2
Doni të dini reagimin e Komisionit Evropian ndaj letrës dhe mund të na dërgoni një kopje të saj?
3
Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë ,që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit?
4
A jeni në dijeni të shembujve të tjerë që tregojnë se qeveria e vendit në fjalë shkel traktatet ndërkombëtare të BE-së?
5
Si shkeli Shqipëria MSA-në, neni 74 (3)?
6
A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?
7
Kur do të diskutohet kjo çështje në Këshillin të Stabilizim-Asociimit, siç parashikohet në Nenin 126 të Marrëveshjes së Stablizim-Asociimit?
8
A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?
9
A mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve një nga një brenda tre javëve?

/Panorama

 

 

Etiketa: deputeti holandezgozhdon shqiperinetendera te parregullta


Ju sugjerojmë

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444
Aktualitet

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

10 Shtator, 2025 7:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
Aktualitet

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

9 Shtator, 2025 3:30 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Aktualitet

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

8 Shtator, 2025 11:26 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Para
Atentati në Laprakë, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë pranë QSUT-së

Skocia kalon në avantazh ndaj Shqipërisë

Modelja e njohur provokon 'keq' ndjekësit në Instagram, çfarë ka postuar

Gazetari hedh dyshime:Balili u dorëzua për Santa Quaranta-n. Ja sa dënohet

Video/Balili rrëfehet për 600 kg hashash që akuzohet
















TE FUNDIT

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
10 Shtator, 2025

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Burimet bën të ditur për Opinion.al se kryebashkiaku...

Lexo më shumë

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
10 Shtator, 2025

Vajzat nën moshën 14 vjeç së shpejti mund të ndalohen me ligj nga mbajtja e shamisë në shkollat ​​austriake. Qeveria...

Lexo më shumë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
10 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Durrësit. Një i mitur është mbytur aksidentalisht teksaka qenë duke...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
10 Shtator, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com