Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Befason sondazhi, ja cili është pengu më i madh i të rinjve britanikë

2019/01/15 at 2:35 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Befason sondazhi, ja cili është pengu më i madh i të rinjve britanikë

Keqardhja më e madhe e të rinjve britanikë është fakti që e kanë humbur virgjërinë shumë, shumë shpejt. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit mbi sjelljet seksuale të britanikëve.

 Më shumë se një e treta e femrave dhe një e katërta e meshkujve, në moshën e adoleshencës dhe fillimet e të 20-ave, kanë pranuar se mosha kur kanë kryer për herë të parë seks nuk ka qenë “koha e duhur”. Në Angli, njerëzit duhet të kenë mbushur 16 vjeç për të kryer seks ligjërisht dhe në mënyrë konsensuale.

Sondazhi i fundit i Anketës Kombëtare për Sjelljet seksuale dhe Stilin e jetesës tregon se njerëzit mund të mos jetë gati për të pasur seks në atë moshë.


Sondazhi i “Natsal”, i zhvilluar thuajse në çdo dekadë, jep një panoramë të detajuar të sjelljeve seksuale në Britani. Për raportin e fundit, i publikuar në “BMJ Sexual & Reproductive Health”, studiuesit e “London School of Hygiene and Tropical Medicine” kanë studiuar përgjigjet e afro 3.000 të rinjve, të cilët kanë plotësuar anketën mes viteve 2010 dhe 2012.

Përgjigjet e tyre tregojnë se afro 40 për qind e femrave të reja dhe 26 për qind e meshkujve të rinj nuk besojnë se eksperienca e tyre e parë seksuale ka ndodhur “në kohën e duhur”. Të pyetur më në detaje, shumica do të donin që të kishin pritur disi më shumë për të humbur virgjërinë. Shumë pak kanë thënë ndërkohë se duhej ta kishin provuar më herët.

Por, cila është periudha kur këta të pyetur e kanë humbur virgjërinë e tyre? Shumica kanë kryer për herë të parë seks në kohën kur mbushën 18 vjeç, gjysma e tyre teksa ishin duke mbushur 17, ndërsa rreth një e treta kanë kryer seks përpara se të mbushnin 16 vjeç.

Sondazhi ka hulumtuar edhe mbi aftësitë seksuale apo gatishmërinë: faktin nëse një person mund të marrë një vendim të arsyeshëm dhe të mirëinformuar për të kryer seks për herë të parë. Për shembull, ata duhet të kenë qenë të matur dhe të kenë pasur pëlqimin e palës tjetër, e jo të ishin vënë nën presionin e bashkëmoshatarëve të tyre.

Gati gjysma e femrave dhe 40 për qind e meshkujve që janë përgjigjur, kanë dështuar në këtë aspekt. Gati 20 për qind e femrave dhe 10 për qind e meshkujve kanë thënë se partneri/partnerja nuk ka pasur po aq dëshirë sa ta për të kryer seks në atë periudhë, gjë që sugjeron se ata janë ndierë të detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Themeluesi i sondazheve “Natsal”, profesoresha Kaye Wellings thotë se mosha e pëlqimit nuk është tregues se dikush ndihet i gatshëm për t’u bërë seksualisht aktiv.

“Çdo i ri është i ndryshëm, disa 15-vjeçarë mund të jenë gati për të kryer seks, e disa 18-vjeçarë ende jo”.

Bashkëstudiuesja, Doktoreshë Melisa Palmer thotë më tej:

“Gjetjet tona duket se mbështesinidenë se femrat e reja kanë më shumë gjasë sesa meshkujt e rinj që të vihen nën presionin e partnerëve të tyre për të kryer seks. E megjithëse rezultatet e sondazhit kanë diçka pozitive, pasi tregojnë se gati 9 në 10 të rinj përdorin metoda të sigurta si kontraceptivët herën e parë, përpjekje të mëtejshme duhen bërë për të siguruar se mirëqenia e të rinjve duhet mbrojtur teksa ata bëhen aktivë në aspektin seksual”.

Etiketa: britanikpengsondazh


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Para
Negociatat për Balilin, flet nipi: I shkova në zyrë drejtorit të policisë

Negociatat për Balilin, flet nipi: I shkova në zyrë drejtorit të policisë

Zbulohen fotot e Taynës para operacioneve plastike, krejtësisht ndryshe

Reperja nuk njeh veten pas ndryshimit: Kush je ti, çfarë i ke bërë Taynas?

Ja për çfarë harxhon më shumë para Arbana Osmani

Arbana Osmani refuzon të bëjë të lumtur politikanët
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com