Një helikopter i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUB), ka kryer një ulje të rrezikshme pasditen e së dielës, kur është detyruar të zberësë në një terren të ulët dhe të thepisur, vend ku krijohen edhe vështirësi manovrimi.
Sipas informacioneve, helikoipteri është ulur në malin e Çikës në Vlorë pr t’i ardhur në ndihmë një aplinisteje që ishte dëmtuar. Vajza kishte rënë nga një lartësi duke marr plagë në trup, ndërsa ishte pjesë e një grupi prej 5 personash që kryenin ecje në mal.
Transportimi i saj me makinë për në spital ka qënë thuajse i pamundur, pasi ndodhej rreth 4 orë larg nga rruga kryesore.
Pas disa peripecish, fatmirësisht vajza është arritur të futet në helikopter dhe të transportohet për në spital. Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.