Edhe studentët e mjekësisë kanë hyrë në auditorët e universitetit të tyre dhe janë ngujuar brenda tyre, për t’ju bashkuar protestës që tashmë është përshkallëzuar në një formë tjetër. Me maska dhe uniformat e bardha, studentët e Mjekësisë bashkohen me studentët e Ekonomikut, Inxhinierisë, Juridikut dhe Arkitekturës të cilët vijojnë ngujimin prej 4 ditësh në fakultetet përkatëse.
Psa një mbledhjeje të zhvilluar pasditen e së dielës, studentët vendosën të vijojnë protestën e tyre duke qëndruar të ngujuar deir në plotësimin e 8 pikave të ngritura prej tyre.
Ndërkohë, Kryeministri ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në sekretariatet e të gjitha fakulteteve do të ketë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit për t’i informuar studentët lidhur me tarifat.