Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, të dielën, ka folur para gazetarëve për ndërhyrjen e uniformave blu në mjediset e fakulteteve, ku në jo pak raste edhe kanë dhunuar studentët.
Menjëherë sapo ka përfunduar ceremonia e 106-vjetorit të Policisë së Shtetit, Lleshi është pyetur nga gazetarët lidhur me ndërhyrjen e policisë në mjediset e fakulteteve.
Ministri theksoi se policia nuk po i prek studentët dhe ata janë lënë të lirë të protestojnë në të gjitha mënyrat që duan.
Pyetje: Studentët pretendojnë se po dhunohen nga policia që nuk i lë për të ngrënë dhe të marrin batanije?
Ministri: Policia e Shtetit nuk bën asnjë vepër penale, por ofron siguri për qytetarët e këtij vendi. Policia nuk pengon askënd të protestojë. Studentët kanë protestuar lirisht në rrugët e vendit me të gjitha format dhe mënyrat që kanë dashur dhe kanë pasur kohë të mjaftueshme. Ata e kanë ndërprerë protestën. Tani nuk flasim për studentë, por për një grup personash të caktuar, të cilët kanë vendosur një formë tjetër për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj atyre gjërave që mendojnë.