Studentët vijojnë të mbeten të ngujuar brenda fakulteteve, ku kanë shprehur dhe shqetësimet e tyre, pasi thonë se nuk janë lejuar që të marrin ushqime.
Sipas tyre, rojet private kanë mbyllur derën dhe nuk i lejojnë studentët të dalin dhe as të marrin ushqime.
Nga videot e publikuara në rrjetet sociale brenda mjediseve të fakulteteve, vihet re që studentët janë të mbuluar me batanije dhe këndojnë këngë të ndryshme.