Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Economist: Shqipëria, demokraci hibride që s’di të qeverisë

2019/01/09 at 11:38 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
The Economist: Shqipëria, demokraci hibride që s’di të qeverisë

Shqipëria u rendit në vendin e 76 në botë në Indeksin e Demokracisë të publikuar nga The Economist. Në raport me një vit më parë, Shqipëria ka të njëjtin pikëzim, në 5.98, ndërsa është përmirësuar me një vend.


Treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë, duke u renditur me vende të tilla si Ukraina, Bosnja, Gjeorgjia, Bjellorusia, Rusia, të cilat marrin pak pikë në indeksin e funksionimit të qeverisë. Ndërsa më mirë dinë të qeverisin vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i ZI me nga 5.36 pikë secila. Një pikëzim i ulët i këtij treguesi nënkupton që “nëse vendimet e marra në mënyrë demokratike nuk mund ose nuk zbatohen atëherë koncepti i demokracisë nuk është shumë kuptimplotë, por është një guaskë boshe”.

Më mirë, Shqipëria renditet në treguesin e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi elektoral dhe pluralizmi” me 7 pikë, “pjesëmarrja politike” me 5.56 pikë dhe “kultura politike” me 5 pikë.

Në Europën Lindore, Shqipëria renditet e 13-a dhe bën pjesë në regjimin e demokracive hibride, ku përfshihen 39 shtete. Demokracia hibride është kategoria e tretë e renditjes së renditjes së The Economist, pas demokracisë së plotë, demokracisë me probleme, ndërsa kategoria e katërt është regjimi autoritar.

Vendi më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Danimarka, Irlanda, Finlanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu dhe dhjetësha e vendeve më demokratike në botë mbyllet nga Gjermania.

Indeksi i demokracisë i Njësisë së Inteligjencës të The Economist bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; liritë civile; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike; dhe kulturën politike, ku më të rëndësishme janë kushtet për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme konkurruese dhe aspekte të kënaqshme të lirisë politike.

Indeksi, i cili vlerëson gjendjen e demokracisë globale në 2018-n, për herë të parë në tre vjet nuk ka shënuar përkeqësim, por gjithsesi ka pasur përkeqësime të dukshme në disa shtete europiane si Italia, Turqia dhe Rusia. Ndërsa Azia ka shënuar përmirësimin më të madhe sesa çdo rajon tjetër./Monitor

Etiketa: demokracite hibrideqeverisjashqiperia


Ju sugjerojmë

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump
Aktualitet

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

24 Qershor, 2025 10:07 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

24 Qershor, 2025 9:49 am
Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
Aktualitet

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

24 Qershor, 2025 9:36 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:20 am
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

24 Qershor, 2025 7:54 am
Para
Horoskopi, 25 Shtator 2018

Horoskopi, 10 Janar 2019

Moti për sot dhe nesër, a do të kemi shira dhe sa do të jenë temperaturat?

Parashikimi i motit, ja kur largohen reshjet. Temperaturat mbeten të ulta

Studentët bojkotojnë mësimin, ja çfarë po ndodh sot në fakultete

Studentët bojkotojnë mësimin, ja çfarë po ndodh sot në fakultete
















TE FUNDIT

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump
24 Qershor, 2025

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner,...

Lexo më shumë

Izraeli pas pranimit të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
24 Qershor, 2025

Është konfirmuar nga ana e Izraelit propozimi për armëpushim i paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Konkretisht, në një deklaratë...

Lexo më shumë

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
24 Qershor, 2025

Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore...

Lexo më shumë

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
24 Qershor, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka reaguar pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar si një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com