Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analisti gjerman jep arsyet: Pse ndarja e Kosovës do të ishte fatale

2019/01/09 at 9:32 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Analisti gjerman jep arsyet: Pse ndarja e Kosovës do të ishte fatale

Analisti gjerman, Bodo Weber, thotë se do të befasohej nëse gjatë vitit 2019 do të arrihej një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.


Arsyeja për këtë, sipas analistit gjerman, është se të gjitha palët në negociata, para së gjithash Serbia, të inkurajuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj, më pas edhe të mbështetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, shpenzuan një vit e gjysmë në fazën e re në dialog për të nxitur idenë e demarkacionit dhe korrigjimi të kufirit, respektivisht shkëmbimit të territorit ose ndarjes së Kosovës.

“Kjo filloi si një rrotullim politik fillestar nga Beogradi, dhe më duket se ka avancuar në një përpjekje për të shfrytëzuar një dozë të krizës dhe dobësisë politike të Perëndimit, të inkurajuar nga një pjesë e aktorëve nga BE dhe SHBA. Por doli se Perëndimi, mbi të gjitha BE-ja, nuk ishte aq e dobët sa shpresonin disa”, tha Weber për gazetën serbe “Blic”.
***
Analisti gjerman thotë se kjo është arsyeja pse negociatat në vitin 2018 përfunduan krejtësisht në bllokadë, derisa përpjekja e Beogradit për ta shtyrë dialogun jashtë kornizës që është përcaktuar në fillim, të pranuar nga të gjitha palët negociuese – njohjen e realitetit të humbjes së Kosovës nga Serbia dhe duke u fokusuar në normalizimin gjithëpërfshirës mes dy vendeve dhe për të siguruar jetën normale të serbëve që jetojnë në shtetin e Kosovës, u shpërblye me perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen në fuqizimin ekonomik të Serbisë – pësoi dështim me refuzimin e idesë së etno-territorialitetit nga Gjermania dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, dhe me rezistencën e partive parlamentare shqiptare.

“Dyshoj se të gjithë negociatorët kanë hequr dorë nga ideja për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por ajo nuk do të kalojë. Por, në qoftë se do të kalonte kjo ide, nuk do të sjellë stabilitet dhe do të ishte fatale për jetën e serbëve të Kosovës në jug dhe në veri të lumit Ibër. Rruga deri te marrëveshja përfundimtare çon nëpërmjet një ‘resetimi’ të plotë të negociatave, kthimit në kornizën fillestare të dialogut, kthimit në realitetin politik, e jo përmes një fushate gjithëpërfshirëse për të mbështetur shtetin e Kosovës nga autoritetet e Beogradit”, tha Weber.

“Fokusi duhet të jetë në atë që do të garantonte se marrëveshja vërtetë do të jetë historike – normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve demokratike, për jetën e përditshme, problemet e përditshme të serbëve të Kosovës, të sigurisë dhe socioekonomike”, tha ai. /Telegrafi

Etiketa: Analisti gjermanBodo WeberNdarja e Kosovës do të ishte fatale


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Para
Kukulla Barbie behet Sexy!

"Barbie" së shpejti film, aktorja e zgjedhur shumë e ngjashme me kukullën

I riu shqiptar në parlamentin gjerman: Rruga që duhet të ndjekin studentët

I riu shqiptar në parlamentin gjerman: Rruga që duhet të ndjekin studentët

Video/Bora shkakton probleme, furgoni del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër

Video/Bora shkakton probleme, furgoni del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com