Ka vijuar edhe sot në mbrëmje protesta e banorëve të “Astirit”, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Ata i kanë bërë thirrje Ramës që të tërheqë projektin dhe të largohet nga Shqipëria, ndërsa me ironi kanë theksuar se valixhet i kanë dhuratë nga banorët e Astirit.
‘Edi Rama largohu nga Shqipëria, valixhet i ke dhuratë nga ne banorët e Unazës së re’.
Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.