Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen fjalët e fundit të 29-vjeçares shqiptare të vrarë nga i ati

2019/01/04 at 12:13 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen fjalët e fundit të 29-vjeçares shqiptare të vrarë nga i ati

Zbardhen fjalët e fundit të 29-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro. Televizioni ANT1, referuar dëshmisë së babait në polici, ka publikuar bisedën e fundit të Aleko Petros me të bijën, para se ta godiste vazhdimisht me shufër hekuri në kokë. Sikurse është bërë e ditur, konflikti kishte nisur për shkak të lidhjes që 29-vjeçarja shqiptare kishte me një afgan në Korfuz.

“Që kur njohe afganin nuk vjen të më takosh. Nuk bën ai për ty”. Me këto fjalë iu drejtua 52-vjeçari Aleko Petro vajzës së tij para se të ngrinte dorë mbi të duke e qëlluar me sende të forta disa herë.

Fjalët e fundit të Anxhelinës ishin: “Baba unë po largohem. Të dua. Vazhdo të më godasësh”.

Vajza shqiptare u qëllua disa herë me shufër hekuri në kokë, gjë i shkaktoi asaj vdekjen. Mjeku-ligjor tha se goditjet ishin brutale dhe nuk mund ta besonte që një gjë të tillë e kishte bërë i ati. Ky i fundit, mbrëmjen e së enjtes u shpreh i penduar për atë që ka bërë dhe tha se vajzën nuk donte ta vriste.

Mamaja e Anxhelinës, e cila nuk e ka takuar të bijën prej 15 vitesh, në një intervistë për tvklan.al bëri apel që trupi i vajzës t’i kthehet në Berat dhe kërkoi ndihmën e shtetit pasi nuk ka mundësi financiare. Ajo u shpreh se me Aleko Petron është ndarë para shumë vitesh, ndërsa vajzën e kishte rritur deri në moshën 16-vjeçare, pastaj shkoi në Korfuz tek i ati për një jetë më të mirë.

Anxhelina Petro u zhduk mbrëmjen e 2 Janarit kur i dashuri i saj afgan denoncoi në polici mungesën e 29-vjeçares. Pas disa orësh kërkime, trupi i vajzës shqiptare u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë së babait të saj, Aleko Petro. 52-vjeçari u arrestua dhe pranoi vrasjen e së bijës. Shkak ishte pikërisht marrëdhënia e vajzës së tij me 30-vjeçarin afgan, me të cilin bashkëjetonte kohët e fundit dhe ishte larguar nga banesa e të atit.

Anxhelina punonte si kamariere në një lokal, ndërsa konfliktohej vazhdimisht me babain pasi ai nuk pranonte lidhjen e tij me emigrantin afgan, i cili në fakt ishte birësuar nga një çift grek. Ditët në vijim, 52-vjeçari Aleko Petro do të dalë para Gjykatës greke pasi akuzohet për vrasjen e vajzës së tij me paramendim. /tvklan.al

Etiketa: alekoanxhelinagreqi

Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

31 Tetor, 2025 3:18 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

31 Tetor, 2025 3:14 pm
Para
Foto-lajm/ Si ju duket Dhërmiu i mbuluar nga petku i bardhë?

Foto-lajm/ Si ju duket Dhërmiu i mbuluar nga petku i bardhë?

Përse Rama e zgjodhi në krye të ministrisë, ja çfarë thotë Sandër Lleshi

Emrat/ Ministri Lleshaj nis ndryshimet në kupolën e policisë

Të gjithë i dinin çift,reperi shqiptar zbulon lidhjen e vërtetë me modelen

Të gjithë i dinin çift,reperi shqiptar zbulon lidhjen e vërtetë me modelen

TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com