Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm. Policia tha se ka vdekur një person dhe dy te tjere janë plagosur.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë shtetësia L.B, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.