Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Nëna e Anxhelinës: Kisha 15 vite pa e parë. Dua trupin e saj

2019/01/04 at 9:57 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Nëna e Anxhelinës: Kisha 15 vite pa e parë. Dua trupin e saj

Vrasja e 29- vjeçares shqiptare Anxhelina nga babai i saj, Aleko Petro mbrëmjen e 2 Janarit në Korfuz trondit Greqinë, por edhe mbarë opinionin publik në vendin tonë.


Në një intervistë për tvklan.al nëna e 29-vjeçares, Xhezmije Stoçeni rrëfeu marrëdhënien me vajzën e saj që ishte pothuajse inekzistente, divorcin me ish- bashkëshortin, si dhe një apel që ka për shtetin për t’i kthyer në vendin tonë trupin e vajzës si dhe për ta ndihmuar.

Gazetari: Donim të dinim për Anxhelinën, prej sa kohësh nuk e keni takuar?

Xhezmije Stoçeni: Ish bashkëshorti jetonte në Greqi, bënte një jetë më të mirë. Vajza jetonte me të atin dhe ishte 16 vjeçe kur iku andej. Ai nuk e linte që të komunikonte vajzën më mua. Që në moshën 16-vjeçare dhe deri kur u bë 29 vjeçe nuk e linte zotëria të komunikonte me mua, një herë në 5 vite apo më shumë. Më thoshte: “mami nuk mundem, mua më ka marrë malli shumë”. Nuk e di sesi i kishte problemet vajza.

Gazetari: Prej sa vitesh nuk e takoni?

Xhezmije Stoçeni: Prej 15 vitesh, nuk është kthyer më. Unë kam ndërtuar familje tjetër. Ish bashkëshorti nuk e linte të vinte tek unë. Unë dua nga shteti që vajza ime të vijë këtu, ta qaj. Unë jam fukara, nuk kam përkrahje, as ndihmë, jemi të varfër. Dua që vajza të vijë këtu, ta qaj. Nuk e pashë kur ishte e gjallë të komunikoja, dua të vijë këtu dhe ta qaj sipas traditës.

Gazetari: Kur keni folur për herë të fundit me vajzën?

Xhezmije Stoçeni: Ka folur vajza e burrit aktual, se u rritën bashkë. Para 2-3 ditësh ka folur dhe janë përshëndetur për Vitin e Ri.

Gazetari: A të kishte shpjeguar ndonjë konflikt me Alekon?

Xhezmije Stoçeni: Ajo nuk tregonte sepse Facebook-un nuk e kishte vetëm ajo. Nuk fliste shumë gjëra, jam mirë, jam në punë. Shumë gjëra nuk i thoshte gjë, sepse e kishte dhe i ati Facebook-un.

Gazetari: Zonja Xhezmije, përse jeni ndarë nga Aleko?

Xhezmije Stoçeni: Punë xhelozie, gjëra të vogla, konflikte të vogla. Kam 25 vite ndarje.

Gazetari: Ju keni vetëm këtë gocë?

Xhezmije Stoçeni: Po, vetëm këtë gocë kam.

Gazetari: Ju thatë, që keni 15 vite që nuk takoheshit me vajzën, ja u kishte marrë me zor ish-bashkëshorti, Anxhelinën, apo iku për një jetë më të mirë?

Xhezmije Stoçeni: Jo, vajza iku për një jetë më të mirë. Ishte motra e zotësisë, komunikonim dhe e morën ata. I bëra një deklaratë që vajza ka dëshirë të shkojë nga i ati. Iku 16 vjeçe, pasi e rrita unë. E pa që u rrit dhe vajti për një jetë më të mirë. Më pas ata nuk më lanë që të komunikoja me vajzën. Edhe fisi i atij, kur takoheshim, ju thoja ke ndonjë numër telefoni të flas? Edhe kur vinte ndonjëherë në Shqipëri shkoja ta kërkoja, por nuk ma linin. Si ata zogjtë që kërkojnë folenë. Ata ishin si familje që nuk më lejonin që ta takoja.

Gazetari: Po vajza, kishte tentuar të vinte në Shqipëri dhe t’ju takonte ju?

Xhezmije Stoçeni: Kishte frikë, se e mbanin me dhunë dhe unë e kuptoja se kisha fëmijë dhe e kisha rritur vetë. Nuk fliste dot se ishte shumë e trishtuar. Por unë nuk doja t’i bëja ndonjë denoncim se thoja, hajt të mos i bëj ndonjë të keqe vajzës. Por kam bërë shumë gabim që nuk i kam bërë denoncim.

Gazetari: Me çfarë merrej Anxhelina në Korfuz, studionte, punonte?

Xhezmije Stoçeni: Më thoshin, punonte. Ka bërë shkollë për infermiere, mësuese. Por unë nuk e di të vërtetën nuk më thoshte njeri.

Gazetari: Kush ja u dha lajmin për humbjen e Anxhelinës?

Xhezmije Stoçeni: E dëgjuam në televizor, unë isha në punë, punoj në një familje, si shtëpiake. Më erdhi çupa me dhëndrin dhe një komshi, hajde se ashtu kemi një problem në shtëpi, dhe nuk e mendoja këtë gjë. O, më është djegur shtëpia, o ndonjë gjë tjetër. Nuk e mendoja kështu.

Gazetari: Mediat greke, thonë se arsyeja e konfliktit është lidhja e vajzës tuaj me një shtetas afgan, për të cilin Aleko Petro nuk ishte dakord. Ky është emri i vërtetë i ish-bashkëshortit tuaj apo jo?

Xhezmije Stoçeni: Jo, jo fare .Unë nuk kisha kontakt, ta takoja dhe të më thoshte. Ish- burri e ka ndryshuar emrin në Greqi, ai e ka Bardhyl Guri, kurse çupa e ka Anxhelina Guri, e ka bërë Angelina Petro.

Gazetari: Çfarë kërkoni konkretisht nga shteti?

Xhezmije Stoçeni: Unë dua të më bini vajzën këtu, jam pa përkrahje, pa pension. Pyesni shtetin e Beratit, se në çfarë gjendjen jam unë këtu. Edhe ish- bashkëshorti im bashkë me fisin e tyre duan ta mbajnë vajzën, nuk duan ta marr unë këtu. Janë të gjithë kriminelë.

Gazetari: Me kë keni folur?

Xhezmije Stoçeni: Erdhën vëllezërit dhe motra e ish-bashkëshortit dhe diskutuan. Neve do ta marrim dhe hajde atje, se kishin hallin e lekëve. Thanë hajde ta qash atje. Unë i thashë të ndihmoj, vëmë pak unë, pak ju. Por ajo më tha, shpenzimet pastaj, bëji vetë, ne nuk marrim pjesë. Ata më vranë, më therën çupën. Si ta qaj unë me ata. Unë jam në konflikt të madh.

Gazetari: A ka qenë i dhunshëm Aleko me ju?

Xhezmije Stoçeni: Për një vit e gjysëm që bëra jetën me atë në 1990, ka qenë xheloz, nuk kuptoheshim të dy. Nuk kuptoheshim dhe u ndamë.

Gazetari: Me çfarë pune merrej ai në Greqi, kishit dijeni?

Xhezmije Stoçeni: Thoshin që punonte tek sharra, e kisha dëgjuar nga njerëzit e tij, por të vërtetën nuk e di, të them kot, nuk di gjë.

I bëj thirrje shtetit, vajzën e dua këtu, kryeministrit, a kush ka mundësi, e dua vajzën të ma sjellin këtu ku jetoj unë, në Berat.

Gazetar: Spartak Koka

Etiketa: Aleko Petrokorfuzvrasja e anxhelinesXhezmije Stoçeni


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Lajmi i fundit/ Si u vranë duke drekuar dy punonjësit e bashkisë

Lajm i fundit/ Grabitje me tritol, hidhet në erë bankomati

Foto/ Euro dhe shampanjë, si e festoi reperi Gjiko ditëlindjen

Foto/ Euro dhe shampanjë, si e festoi reperi Gjiko ditëlindjen

Lajmi i fundit/ Si u vranë duke drekuar dy punonjësit e bashkisë

U mbyt natën e ndërrimit të viteve, dallgët nxjerrin trupin e peshkatarit
















TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com