Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e 17 vjeçares së vrarë, si e fejuan pa dëshirë kur ishte 14 vjeç

2019/01/02 at 12:24 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e 17 vjeçares së vrarë, si e fejuan pa dëshirë kur ishte 14 vjeç

Historia e Griseldës, që ndonëse në moshë të mitur kishte kaluar shumë peripeci, aq sa ishte detyruar të jetonte vetëm në kryeqytet, larg familjes së saj, duket se bën përgjegjës për ngjarjen edhe vetë familjen e saj. Kur ishte vetëm 14 vjeç, atë e fejuan pa dëshirë me një burrë 27 vjet më të madh, që e përdhunoi dhe i përmbysi të gjitha ëndrrat, aq sa ajo tentoi vetëvrasjen.


Edhe pse e vogël, ajo u tregua e fortë për të lënë pas krahëve këtë histori dhe e detyruar nga opinioni, nga kërcënimet, nuk u kthye më në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku opinioni e kryqëzoi, duke e quajtur jo të denjë pse i kishte ikur burrit nga shtëpia. Pa përkrahjen e askujt, ajo vendosi të vazhdonte shkollën në Tiranë.

makina griselda1

E vetme, me përkrahjen modeste të vëllait të saj 15 vjeç, Griselda, që trauma e së shkuarës ia bënte të nevojshme ndoshta edhe bisedat me një psikologe, u gjend në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar mbrëmjen e së mërkurës. Ajo mbeti e vrarë me plumb në kokë nga një 19-vjeçar, i cili ishte refuzuar në vazhdimësi. Sot, disa ditë pas ngjarjes, ende nuk është arrestuar.

HISTORIA E GRISELDES

Gazeta “Panorama”, në numrin e datës 16 prill të vitit 2016, ka botuar një pjesë të rrëfimit të Griselda Gjikolës, e cila kishte denoncuar përdhunimin e bashkëjetuesit, i cili u arrestua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Durrësit. Griselda, që në atë kohë nuk i kishte mbushur ende 15 vjeç, pak ditë pas fejesës pa dëshirën e saj me 41-vjeçarin M.H., me precedentë penalë dhe i sapoliruar nga burgu, denonconte përdhunimin dhe tmerrin e përjetuar në banesën e tij. Atëherë, ajo ishte nxënëse në klasën e nëntë në qytetin e Lezhës.

Vajza tregonte se ishte fejuar pa dëshirën e saj në fund të muajit mars të atij viti dhe pas disa ditësh, i fejuari i saj, M.H., kishte kërkuar ta merrte “nusen” e re për të qëndruar disa ditë në banesën e tij. Ish-i fejuari i saj, me origjinë nga një fshat i Mirditës, mësohet se jetonte bashkë me prindërit e tij në një banesë në zonën e plazhit në Durrës. Pasi ka qëndruar për një javë në shtëpinë e të fejuarit, Griselda i është drejtuar Policisë së Lezhës për ta denoncuar atë për përdhunim.

makina griselda2

RREFIMI NE POLICI

NE 2016 Teksa i ishte drejtuar Policisë për të kallëzuar të fejuarin, Griselda Gjikola ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, në të cilën ishte përfshirë pa dëshirën e saj. Ndër të tjera, minorenia mësohet të jetë rrëfyer për 7 ditët e tmerrit që kishte përjetuar në shtëpinë e të fejuarit të saj, 27 vjet më të madh. “M.H. erdhi e kërkoi dorën time në shtëpi. Prindërit, pa marrë fare parasysh faktin se ishte 27 vjet më i madh, pranuan të më fejonin. Unë nuk doja, se isha në shkollë ende dhe ai shumë i madh për mua, por familja më detyroi të fejohesha me të.

Edhe pse këmbëngula për shumë kohë se nuk dëshiroja të lidhesha me atë person, familja insistoi shumë dhe më detyroi të pranoja fejesën me M.H. Në fund të marsit, ne u fejuam dhe pas pak ditësh ai erdhi dhe më mori që të rrija ca ditë në shtëpinë e tij në Durrës, ku jetonte me familjen. Këtu nisi gjithçka. Qëndrova për një javë aty dhe i fejuari më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Ai më përdhunonte çdo natë dhe më kërcënonte se do më vriste nëse do të largohesha prej tij. Kur u ktheva në shtëpi, u tregova prindërve se çfarë më kishte ndodhur dhe iu betova se nuk doja të vazhdoja lidhjen me M.”, kishte treguar Griselda në Polici, në prill të vitit 2016.

Më tej, ajo kishte deklaruar se ishte përdhunuar dhe kërcënuar nga i fejuari i saj, i cili nuk pranonte faktin se ajo nuk e donte si bashkëshortin e saj të ardhshëm. Ajo ka pohuar se, përveçse e përdhunoi për disa ditë intensivisht në shtëpinë e tij, M.H. e kërcënonte me jetë kur i kishte thënë se do prishte fejesën. “Pasi u ktheva në shtëpinë time, u thashë prindërve se nuk do të vazhdoja më me të dhe i thashë edhe M. se do ta prishja fejesën. Ai u irritua jashtë mase dhe këmbëngulte se do të më vriste nëse largohesha prej tij. Unë e kisha vendosur se nuk do të kthehesha më e gjallë tek ai njeri. Ai më merr në telefon dhe më kërcënon. Kërkoj ndihmë nga Policia, pasi ndihem e kërcënuar”, kishte deklaruar në atë kohë Griselda.

Etiketa: Griselda Gjikolahistoria e trishte


Ju sugjerojmë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën
Kronikë

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën

28 Shtator, 2025 2:13 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Plagosja në Kombinat, arrestohet edhe i plagosuri për dhunë ndaj bashkëshortes

28 Shtator, 2025 1:37 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Para
Përplasen dy trena në Danimarkë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Përplasen dy trena në Danimarkë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Forbes zbulon synimet e Vitit të Ri të njerëzve më të suksesshëm në botë

Forbes zbulon synimet e Vitit të Ri të njerëzve më të suksesshëm në botë

Denoncimi/ Arrestohet me drogë në Greqi një shef policie, mik i Balilit

Emrat/ Arratisen dy shqiptarë nga burgu grek
















TE FUNDIT

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
28 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në...

Lexo më shumë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com