Një zjarr i madh ka rënë në orët e fundit në kodrat që rrethojnë Radhimën pranë Orikumit.
Në vendngjarje kanë shkuar me dhjetra forca policie dhe të shërbimit zjarrëfikës.
Nga hetimet e para dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Deri më tani zjarri është mbajtur në kontroll me qëllim që të mos i afrohet banesave që ndodhen poshtë kurorës me ullinj.
Zjarri është favorizuar edhe nga era që i ka dhënë forcë.
Sipas gazetarëve në terren zjarri ka përfshirë edhe masive të mëdha me shkurre dhe pemë.
Kjo nuk është hera e parë që kodrat në Radhime përfshihen nga flakët.