Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka thirrur sot në një takim drejtuesit kryesorë të policisë së shtetit.
Ka qenë ky takimi i fundit i këtij viti, ku Lleshi ka dhënë porositë për natën e ndërrimit të viteve dhe ka paraqitur disa nga sfidat për vitin 2019.
Por, ndonëse në një dalje ta parashikuar sipas tij ku ka folur gjithashtu për çështje të parashikuara, Lleshi nuk ka përmendur në asnjë moment një ngjarje të rëndë, të paparashikuar. Pikërisht vrasjen e trefishtë në Elbasan, një qytet i identifikuar tashmë për problemet me bandat dhe krimit.
Në një kohë ku të paktën mediat dhe qytetarët mendonin se do të kishte një qëndrim nga Ministri për krimin mafioz, nje informacion per autoret, Lleshi vijoi të ecë sipas pikave të fjalimit të tij, që u mbyll çuditërisht me duartrokitje, sikur ngjarja te mos kish ndodhur a sikur Ministria e tij te mos qe pergjegjese per rendin ne vend.
Fjalimi
Ai u ndal së pari tek lojërat e fatit, ku tha se: “1 janari fillon që në orën 00:00 dhe në territorin e vendit ndalohen lojërat e fatit. Çdo lojë fati duhet të trajtohet si një parcelë kanabisi. Policia e shtetit ka përgjegjësi zbatimin e këtij ligji. Ky ishte mesazhi kyç që doja të përcjell për ju dhe për publikun. Lleshi. Meqenëse jemi mbledhur dua të trajtoj shkurtimisht 2-3 probleme të tjera që kanë rëndësi. Të shtohen shërbimet në pikat e kalimit kufittar, në akset kryesore të vendit. Vëmendje e shtuar ndaj personave apo atyre me rekorde, tha Lleshi duke mos harruar të përmendë edhe ndalimin e mjeteve piroteknike.
Ndërkohë duke folur për synimet e vitit 2019, ai citoi rikonceptimin e policisë rrugore në krijimin e patrullave dhe jo të pritave, foli për rekrutimin e policëve të rinj dhe trajtimin e familjeve të policëve të rënë në detyrë.
Lleshi foli përgjithësisht për trajtimin financiar të policiëve apo modernizimin e policisë, por pa dhënë konkretisht asnjë detaj se si do të arrihen rezultatet. Duke uruar për Vitin e Ri krerët e policisë, Ministri mori edhe duartrokitjet e këtyre të fundit. Ndërkohë ende nuk ka asnjë informacion për autorët e vrasjes së mbrëmshme. / Opinion.al (M. Bregasi)