Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqiptarja seksi e Europianit” rrëfen lidhjen me futbollistin me ngjyrë

2018/12/29 at 3:00 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shqiptarja seksi e Europianit” rrëfen lidhjen me futbollistin me ngjyrë

E lindur në Fier, muzikante e balerinë që jeton në Itali prej shumë vitesh, kështu e kanë prezantuar në shtypin italian, Irid Oxën.

Tifozja kuq e zi, me bukurinëe saj i bëri të gjithë të flisnin për të gjatë “Euro 2016” pas përhapjes së fotove nga stadiumi me mikeshën e saj, ish-lojtaren e “Big Brother”, Rike Rocin.

Vëmendja te dy mikeshat seksi u rikthye sërish gjatë ndeshjeve të Kampionatit Botëror, pasi ato tashmë ishin të ftuara si opinioniste të ndeshjeve të futbollit. Por Irid Oxa ka një arsye më shumë për të qenë e përfshirë në botën e futbollit dhe ajo është dashuria.

Prej katër vitesh është në një lidhje me futbollistin e serisë A të Torinos, Afriyie Acquah, histori për të cilën thotë se askush nuk ka besuar se mund të vazhdonte kaq gjatë.

Irid prej vitesh jeton në Milano, ndërkohë që bashkë me konsolidimin e lidhjes me futbollistin e njohur ajo po planifikon hapjen e biznesit të saj në Londër. Për “Panorama Plus” tregon të rejat nga jeta e saj dhe pse nuk është gati ende të zyrtarizojë me martesë këtë histori të gjatë.

Jeton prej vitesh në Milano, por çfarë planesh ke për veten tani?

Unë tashmë po planifikoj të hap biznesin tim në Londër, por detajet do i zbuloj në një moment tjetër pasi jam bërë paksa supersticioze këto kohë.

Pse pikërisht në Londër, ka lidhje kjo me ndryshimet e ardhshme në statusin tënd?

Në Londër sepse aty kam të njohurit e mi.

Ku i kalove Krishtlindjet dhe festove pranë njeriut që do?

Po, Krishtlindjet i kalova në Paris me partnerin tim, futbollistin Acquah.

U bënë disa vite që je në lidhje me Acquah. E kishe imagjinuar veten kaq gjatë me një futbollist?

Të them të drejtën edhe vetë shoqëria e tij nuk besonte te lidhja jonë. Ata thonë se është shumë i dashuruar me mua, pasi ai kurrë më parë s’e ka vazhduar kaq gjatë lidhjen me një vajzë.

Historia juaj shkon vaj, apo ka dhe zënka që në rastin tuaj i japin adrenalinë marrëdhënies?

Realiteti është që ai nuk më lë mua. Ndodh që zihemi për xhelozi, por s’rrimë dot pa njëri-tjetrin.

Sakrifikon ti për të, je nga ato të dashurat që e ndjek partnerin edhe në stadium?

Po, unë shkoj në stadium dhe e ndjek shpesh. Por ka ca kohë që nuk e bëj më jetën time publike.

Mendon se i keni kaluar sprovat e një lidhjeje sa të mendoni për martesë dhe fëmijë?

Ne kemi katër vjet bashkë. Por në lidhje me pyetjen tuaj, jam unë ajo që s’dua fëmijë dhe as martesë. Mund t’ju duket çudi, por unë dua akoma siguri nga ana e tij. E në këtë rast nuk flas për anën materiale.

Të ka dhuruar unazën që nënkupton “tani je e zënë”?

Po, një unazë jeshile me diamante. Por unazë zyrtare, ende jo.

Flitet shumë për jetën e futbollistëve. Ti si arrin të mbash lidhje serioze me të, duke qenë se shumicën e kohës ai ndodhet në grumbullim para ndeshjeve?

Në fillim ishte e vështirë për mua, pasi ia ndieja shumë mungesën. Ndërsa tani jam ambientuar. Shihemi çdo javë dhe rrimë tre net bashkë. Dhe kur unë s’kam angazhime, rri një javë nga ai. Ndërsa kur është në grumbullim dhe unë te shtëpia e tij, s’na rrihet pa videocall.

Ke bërë ndonjë marrëzi për ta takuar kur mundësitë s’kanë qenë?

Jo vetëm unë, por dhe ai i çmendur. Njëherë, për shembull, kam dashur të futesha fshehurazi në dhomën e tij në Milano, kur ishte në grumbullim me skuadrën në Milano. Ishin para ndeshjes Milano-Torino dhe unë doja t’i hyja në dhomë. Mendoni se do thoshte jo? Kurrë s’thotë jo ai.

Mendon se të dashuron?

Po.

Për faktin se Acquah është një djalë me ngjyrë nuk u ke shpëtuar komenteve negative, siç e the dhe vetë, që janë bërë në rrjetet sociale. Si ndihesh kur përballesh me paragjykime, të cilave nuk ua ke përtuar përgjigjen?

Unë jam rritur në një shoqëri me mentalitet të hapur “very open mind”, prandaj këto paragjykime race, feje, ideje nuk bëjnë pjesë në botëkuptimin tim. Ndaj nuk kam përtuar të reagoj. Unë jetoj brenda kufirit të lirisë sime, veproj brenda limitit të lirisë sime, e cila mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Kështu, nuk cenoj dhe nuk dhunoj interesat e askujt. Ndaj revoltohem me njerëzit keqdashës që lëshojnë ofeza pa u lënë shkas.
Burimi: Gazeta Panorama


Etiketa: futbollistirid oxapartner


Ju sugjerojmë

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
Para
Video/ Ndodh në Tiranë, hajduti vjedh rrobat në tel bashkë me kapset

Video/ Ndodh në Tiranë, hajduti vjedh rrobat në tel bashkë me kapset

Ja pse duhet të silleni si beqare edhe kur jeni në një lidhje

Ja pse nuk është dhe aq keq po të jesh beqar/e për festat e fundvitit

Vrasja e Griseldës, kush është personi që ndihmoi autorin

Vrasja e Griseldës, kush është personi që ndihmoi autorin
















TE FUNDIT

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
30 Shtator, 2025

Jacob Chansley, i njohur si “QAnon Shaman” për shkak të kostumit me brirë që veshi gjatë sulmit në Kongresin amerikan...

Lexo më shumë

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
30 Shtator, 2025

Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi...

Lexo më shumë

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin
30 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po deportojnë rreth 100 iranianë përsëri në Iran, raportoi të hënën gazeta The New York Times, duke cituar dy zyrtarë...

Lexo më shumë

Konfliktohet me 40-vjeçarin e përplas dhe me makinë, arrestohet një person në Fier

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
30 Shtator, 2025

Një sherr i çastit në Fier ka degjeneruar deri në përplasjen e qëllimshme me automjet të një 40-vjeçari nga personi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com