Jemi në kohë festash dhe është pikërisht momenti më fitimprurës për të gjithë artistët, të cilët janë prenotuar për të performuar në skenat e klubeve të natës kudo në botë.
Reperi i njohur nga Kosova, Capital T, duhet të performonte sot në një lokal në Nju-Jork, por kjo gjë nuk mund të ndodhë.
Ai njoftoi përmes një postimi në InstaStory se, nuk ka arritur që të fluturojë dot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të disa problemeve në dokumentacion.
“Me keqardhje ju njoftoj se për eventin e parashikuar të ndodhë nesër në New York/Stage 48, unë s’do të kem mundësi të marr pjesë për shkak të dokumentacionit dhe vonesave si pasojë festave të fundvitit. Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre të cilët kanë bërë plane të vijnë dhe të kënaqen me ne, ju premtoj që shumë shpejt do të vij në NY me një event shumë special edhe më të mirin për të gjithë. Ju dua”, shkroi reperi.
Nga ana tjetër Capital T ka lajmëruar se do ta mbyllë 2018-n edhe me një projekt të ri.