Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së pranoi se ka keqqeverisur por për këtë u përpoq të fajësojë opozitën.
“Kemi humbur kohë, për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? S’ka. S’ka shpjegim. Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë. Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”, tha Rama.
Pse nuk i bëtë këto më përpara, organizimi i sistemit është i tillë që funksionon mes tensioneve dhe presioneve dhe kjo është arsyeja pse qysh vitin e parë të këtij mandati kam këmbëngulur që vakumi që kemi përballë aty ku duhet të kishim opozitën është përqendrimi më i madh për objektivat, boshllëku është rreziku më i madh për realizimin e qëllimeve tona…
Ajo opozitë që edhe kur vjen në Kuvend paraqitet si trup i hallakatur me gjymtyrë që synojnë të godasin e të krijojnë situatë fizike, burimi më i madh i rreziqeve tona, sepse na krijon konfirmimin e të qenit e vetmja zgjidhje, e vetmja rrugë, mundësi, por jo për sa kohë unë do drejtoj, kurrë nuk do të pranoj si e keqja në vend, nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin e parë, nuk shitëm qëllimet dhe nuk treguam objektivat në mandatin e parë, patëm gatishmërinë ta rrëzojmë qeverinë e koalicionit për shkak të reformës në drejtësi”, u shpreh Rama.
Humbja e besimit
Rama: “Ky është fati, ky është edhe mallkimi ynë. Për sa kohë ne qeverisim, do të kenë të pakënaqur. Do na kërkojnë ne studentët që të adresojmë. Mjafton mos të vijë ndonjë plumb rikoshet, për të parë një protestë dhe pastaj jeta… Ky është fati ynë. Për të shkuar më tej dua të prek atë që nuk shkon. Atë që duke u nisur nga kjo vetëdije, duhet të bëjmë nëse duam të bëjmë atë që sot është revoltë e lidhur me besimin me ne, mos të kthehet në revoltë nga humbja përfundimtare e besimit tek ne.