Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqatat i thonë STOP Kryeministrit: Jo kontroll qeveritar mbi mediat

2018/12/27 at 6:55 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti demokrat ironizon me Ramën dhe e paralelizon me Zotin

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Shtatë organizata jofitimprurëse që përfaqësojnë gazetarët ose që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kritikuan të Enjten planet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për “disiplinimin” e medias në internet duke i konsideruar ato si tentativë për krijimin e një regjimi policor mbi median.


“Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet,” shkruhet në letër.

“Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e “lajmeve” false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë,” vijon më tej letra.

Autoriteti i Medias Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare zhvilluan të Enjten një seancë dëgjimore të dytë mbi projektligjet e propozuara. Në këtë takim, përfaqësues të organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut deklaruan edhe një herë kërkesën për tërheqjen e projektligjeve.

Organizatat nënshkruese të letrës janë BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias dhe Qendra Shqiptare MediaLook.

Të mërkurën, katër organizata ndërkombëtare të lirisë së medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi, i dërguan një letër publike kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të tërheqë projektligjet.

“Iniciativa juaj bie ndesh praktikave më të mira dhe është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,” shkruhet në letër. “Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,” vijon më tej letra.

Dy projektligjet, Për “Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9918 Datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”, synojnë të krijojnë një regjistër të mediave në internet dhe i japin të drejtë një institucioni të quajtur “Këshilli i Etikës” të gjobisë mediat në bazë të kërkesave të të tretëve ose të urdhërojë mbylljen e mediave ose të aksesit në faqe interneti në territorin e Republikës së Shqipërisë./Burimi: BIRN Albania

Etiketa: kontorllmediaqeveritar


Ju sugjerojmë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës
Aktualitet

Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës

28 Korrik, 2025 6:05 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

103 vjet marrëdhënie diplomatike, ambasada amerikane: Jemi krenarë

28 Korrik, 2025 5:09 pm
Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve
Aktualitet

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

28 Korrik, 2025 3:48 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

28 Korrik, 2025 3:27 pm
Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
Aktualitet

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

28 Korrik, 2025 3:16 pm
Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
Aktualitet

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

28 Korrik, 2025 2:59 pm
Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Aktualitet

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

28 Korrik, 2025 2:27 pm
Para
Unaza e Re/Basha: Sot po shihni Edi Ramën e vertetë, hajdut i pamëshirshëm

PD përgenjeshtron 'ERTV 2': Mashtroi për shtëpinë e Bashës

Pse ish-ët shkruajnë gjithmonë mesazhe gjatë festave të fundvitit?

Pse ish-ët shkruajnë gjithmonë mesazhe gjatë festave të fundvitit?

Soni Malaj tregon për herë të parë marrëdhënien që ka me vjehrrën

Soni Malaj: Mund të përfaqësoja vende të tjera në Eurosong, por s'pranova
















TE FUNDIT

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Korrik, 2025

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,...

Lexo më shumë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
28 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte...

Lexo më shumë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
28 Korrik, 2025

Qëllohet me thikë një i ri në Vlorë. Ngjarja ka ndodh në lagjen Pavarësia pranë nje berberhane. I plagosuri me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com