Kryeministri Edi Rama ka paraqitetur sot vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë e mbledhur enkas për 8 kërkesat e studenteve. Duke i analizuar një e nga një kërkesat, Rama u ndal tek bordet e administrit të universiteteve për të cilat tha “de facto” janë të gjithë anëtarët të shkarkuar.
Rama: “Vendosëm sot me një VKM për përcaktimin e anëtarëve të bordit të administrimit. Kështu të gjithë ata ekzistues “de facto” janë të shkarkuar dhe “de juro” do qendrojnë derisa të plotësohen vendet. Do jetë një proces i hapur në sytë e publikut dhe studentëve. Një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim nga studentet. Pra jo student në bord, por kandidat nga studentet. Ata duhet të sjellin 3 kandidatura dhe ne do të zgjedhin një si përfaqësues të tyre në çdo universitet. Bordet e reja të administrimit kanë si afat prill-maj 2019”.