Pas deklaratës së bërë nga Ministria e Financave, e cila mohon lidhjet me Edmond Begon ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratik. Përmes një deklarate për mediat PD thekso se Ahmetaj po bën rolin e budallait për të mbuluar burorkacitë dhe të vërtetën se ka qenë Bego ai që ka paguar 1.5 Milionë euro MInistrisë së Financave për privatizimin e ish-serave.
Ja deklarata e PD:
Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave.
Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpëmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.
Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.
A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?
Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe.